Kryetari i AAK-së dhe njëherit kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se gjatë 20 viteve, Kosova ka pasur mundësi të mësojë shumë, ndërsa siç tha ai duhet ta kuptojmë se tani jemi përgjegjës të vetvetes dhe nuk kemi të drejtë të ankohemi tek miqtë tanë për punën që nuk janë kryer.
Këtë deklaratë Haradinaj e bëri sot në Klinë, në shënimin e 19 vjetorit të themelimit të degës së AAK-së në këtë komunë.
Haradinaj pohoi se tani e tutje vendimet për Kosovën do të merren në Kosovë, në koordinim më partnerët tanë.
“Kur e kemi shpall vetveten shtet sovran dhe të pavarur më 17 shkurt 2008. Më këtë ju kemi thënë atyre që na kanë këqyr, atyre që janë kujdes për ne, po douam me u kujdes për vete. Kjo i bie që u kemi thënë atyre lerana të gabojmë, lerana t’i bëjmë punët në më mënyrën si dimë ne, na lejoni të ecim përpara. Tani nuk e kemi më atë të drejtën me u ankuar te të tjerët. Vet kemi vendos me qenë shtet, vet i kemi marr vendimet, e kemi shpall vetën shtet të pavarur. Edhe shtet i pavarur edhe me prit që vendimet për jetën tanë e të vendit tënd mu marr tjetërkund, nuk bënë. Nuk shkojnë të dyja, ose kthejmë pavarësinë, ose vendosim si të pavarur në vend. Miqtë tanë, aleatët tanë, kanë pritur gjatë me pa, a e kemi kuptuar ne çka domethënë pavarësia. Pavarësia nuk do më thënë me i dhënë vendimet e tuaja sovrane në një proces ku ti nuk e përfaqëson veten. Me dhanë diçka nga sovraniteti ynë për Unioni n Evropian dhe mu bë anëtar i BE-së e kanë bërë vendet të respektuara, si Gjermania, Italia, Franca dhe plotë vende tjera. Por me dhanë sovranitetin e Kosovës në një proces si dialogu, që është i pa qartë, i pa definuar, e atje me u vendos për punët e Kosovës, ka qenë logjikë e gabuar, edhe e jona edhe e disa partnerëve ndërkombëtar”, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se aleatët tanë duan që punët tona t’i kryejë Kosova dhe në Kosovë, në bashkëpunim me ta, duke i realizuar resurset tona kombëtare dhe në vazhdën e këtyre vendimeve, ai tha se së pari është dashur të merret vendimi për Ushtrinë dhe pastaj për Trepçën.
Ai premtoi se do të vije dita që në Kosovë do të hapen vend të reja të punës, ndërsa tha se duhet të vendoset për rendin dhe ligjin, për të cilën tha se deri para një viti e ka pasur në dorë EULEX-i dhe para tij UNMIK-u. Haradinaj shtoi se tani dukja e policisë është me e mirë, janë ndalur plaçkitjet e armatosura, është forcuar gjyqësori.
Haradinaj pati fjalë të mira edhe për kryetarin e Klinës, Zenun Elezaj, ku tha se AAK është vonuar që ta merr qeverisjen në këtë komunë, për ,e i pri punës.
“Edhe pse jemi vonuar me ardhur me i marrë përgjegjësitë, për me i pri punës. Por sot ndjehem shumë krenar, që Klinës i prinë një kryetar, sikurse është kryetari juaj i Klinës, profesori i nderuar, një njeri vërtet me integritet, që është Zenun Elezaj. Kryetar faleminderit shumë për punën”, tha ai.
Kurse, kryetari i Komunës së Klinës dhe kryetari i degës së AAK-së në këtë komunë, Zenun Elezaj foli për qeverisjen transparente që ka tani Komuna e Klinës, ndërsa pohoi se AAK që nga fillimi deri më sot ka luajtur një rol të rëndësishëm në shtetformim, zhvillim dhe konsolidim të shtetit.
“Aleanca që nga fillimi deri më sot ka luajtur një rol të rëndësishëm në shtetformim, zhvillim dhe konsolidim të shtetit. Dhe sot me fuqinë politike në rritje, të përkrahjes çdoherë e më të madhe të qytetarëve dhe vendosmërinë e kryeministrit Haradinaj, po luan rol kyç në ruajtjen e sovranitetit dhe zhvillimit e vendit. Të gjithë mund të mburremi dhe të ndjehemi krenar me punët që janë bërë, jo vetëm në Klinë, por në të gjitha komunat ku qeverisë AAK”, tha Elezaj.
Gjatë këtij takimi u tha se në AAK janë 802 aderime të reja, ndërsa në mënyrë simbolike, Haradinaj shpërndau 10 libreza për anëtarët e rinj./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Hykmete ku është paswordi?" - Kelmendi kërkon llogari nga ish-ministrja për platformën e digjitalizimit prej 5.6 milionë euro
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli
Kokaina nga Amerika Latine e fshehur në lëkurë gjedhësh përpunohej në laboratorin e Fushë Krujës, 10 të arrestuarit dalin në GJKKO
Rama premton 100 dhe 150 euro bonus fundviti për pensionistët
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese
Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit