Sonte, gjithë futbolldashësit sytë do t’i kenë drejt Madridit. Është momenti i finales së Ligës të Kampionëve. Tottenham Hotspurs dhe Liverpoolin do të takohen për trofeun në Wanda Metropolitano.
Vendi: Wanda Metropolitano, Madrid
Koha: E shtunë, 1 qershor, 21:00
Lajmet rreth ekipeve
Tottenham Hotspurs
Rikthimi i kapitenit, Harry Kane i ka dhënë një shtytje të madhe Mauricio Pochettinos. Sulmuesi është rikthyer pas një dëmtimi në kyçin e këmbës dhe mund të mund të luajë që nga minuta e par gjersa Son Heung-Min ose Lucas Moura do të jenë në bankën rezervë.
Harry Winks dhe Davinson Sanchez gjithashtu janë kthyer në stërvitje me ekipin pas lëndimeve përkatëse, e cila do të rrit opsionet e skuadrës së argjentinasit përpara finales së Ligës së Kampionëve.
Victor Wanyama do të vlerësohet në momentet e fundit pas lëndimit që e kishte pësuar kundër Ajaxit ndërsa Jan Vertonghen do të jetë i aftë për të filluar së bashku me Toby Alderweireld në zemër të mbrojtjes.
Ben Davies do të mungon shkaku i një lëndimi ndërsa në krahun e majtë të mbrojtjes do të startojë Danny Rose.
Liverpool
Naby Keita është mungesa e vetme e Jurgen Kloppit para përplasjes së të shtunës në Madrid, me mesfushorin e përjashtuar shkaku i një lëndimi.
Për më tepër, gjermani nuk ka shpresë që lojtari do të mund ta ketë në dispozicion.
Bosi i The Reds duhet të vendosë nëse do të nisë në mesfushë me James Milnerin me përvojë ose do të shkojë me heroin gjysmëfinalist, Georgino Wijnaldum së bashku me Fabinhon si dhe kapitenin, Jordan Henderson.
Andrew Robertson i është dhënë drita e gjelbër nga stafi mjekësor pasi u detyrua të largohej në fitoren dramatike 4-0 ndaj Barcelonës.
Joel Matip pritet që jetë partner i Virgil Van Dijkut në qendër të mbrojtjes para Dejan Lovrenit.
Fakte
Në katër ndeshjet e fundit mes Tottenhamit dhe Liverpoolit janë shënuar mbi dy gola.
Tottenhami ka realizuar gol në 15 minutat e para të ndeshjes në tre nga katër ndeshjet e fundit.
Liverpooli është i pamposhtur në 13 nga 14 ndeshjet e fundit kundër Tottenhamit në të gjitha garat.
Liverpooli ka shënuar mbi dy gola në tri ndeshjet e fundit të Liverpoolit (UEFA Champions League).
Liverpooli ka shënuar të paktën dy gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit kundër Tottenhamit në të gjitha garat.
Liverpool ka fituar 13 nga 14 ndeshjet e fundit të tyre – ata shënuan para gjysmës së kohës në 11 nga këto fitore.
Të dyja skuadrat kanë shënuar së paku nga një gol në shtatë prej tetë ballafaqimet e fundit.
Të dyja skuadrat kanë shënuar së paku nga një gol në pjesën e dytë të ndeshjes.
Analizë
Tottenham siguroi vendin e tyre në finalen e Ligës së Kampionëve në rrethana dramatike pasi realizuan gol në sekondat e fundit kundër Ajaxit. Forma e Spursave javëve të fundit ka qenë dëshpëruese me vetëm dy fitore në tetë ndeshjet e fundit. Si mysafirë, londinezët kanë qenë jashtëzakonisht të dobët, duke humbur nëntë nga 11 ndeshjet e fundit edhe pse dy fitoret të asaj periudhe ishin në Ligën e Kampionëve.
Liverpooli është i zhgënjyer që nuk ka mundur të kurorëzohet me titullin e kampionit në Ligën Premier, ku City ngriti trofeun me një pikë më tepër se The Reds.
Ata do të shpresojnë të paraqiten më mirë në finalen e Ligës së Kampionëve sesa në sezonin e kaluar, ku pësuan humbje 3-1 ndaj Real Madridit në Ukrainë. Liverpooli ka një bilanc të mirë kohëve të fundit kundër Spursat duke humbur vetëm një nga 12 takimet e tyre të fundit.
Liverpool fitoi dy takimet e këtij sezoni në ligën elitare angleze dhe një përsëritje e tillë do të thotë titulli i kampionëve të Evropës.
Parashikim: Tottenham 0-1 Liverpool
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit
"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak