LAJMI I FUNDIT:

Chelsea pajtohet që ta lirojë nga kontrata Maurizio Sarrin?

Chelsea pajtohet që ta lirojë nga kontrata Maurizio Sarrin?

Chelsea ka rënë dakord që ta lirojë Maurizio Sarri nga kontrata e tij, kështu që ai mund ta marrë drejtimin e Juventusit.

Lajmi vjen nga gazetari i njohur, Alfredo Pedulla, i cili njihet si shumë i afërt me Sarrin.

Pedulla ka qenë i pari që ka shkruar se trajneri është duke negociuar për të lënë Napoli për Chelsea.


Është raportuar agjenti Fali Ramadani ka pasur një takim të gjatë me drejtorët e Chelsea në Londër dhe është larguar, pasi ka marrë reagim pozitiv nga klubi i Ligës Premier.

Sarri fitoi finalen e Lihës së Evropës ndaj Arsenalit me rezultat 4-1.

Maurizio Sarri (Foto: Getty Images)

Në sezonin e tij të debutimit në Stamford Bridge, Sarri i siguroi klubit vendin e tretë dhe rikthimin në Ligën e Kampionëve, ndërsa kishte shkuare dhe në finalen e Carabao Cup./Telegrafi/