LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 17-vjeçari që e sulmoi gruan rome në Ferizaj

Arrestohet 17-vjeçari që e sulmoi gruan rome në Ferizaj

Pas sulmit të dytë të një gruaje rome në Ferizaj, është arrestuar një i dyshuar 17-vjeçar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zyrtari i Policisë Rajonale të Ferizajt, Mehmetali Hajdini.


“Është arrestuar i dyshuari për sulm ndaj gruas rome në Ferizaj. Personi në fjalë i cili është i mitur është intervistuar nga policia dhe ka pranuar veprën. Me urdhër në prokurorit shkon për 24 orë në mbajtje”, ka thënë Hajdini.

Sulmohet sërish gruaja rome në Ferizaj, reagime të shumta (Foto/Video)
Lexo po ashtu Sulmohet sërish gruaja rome në Ferizaj, reagime të shumta (Foto/Video)

Ndërkaq gruaja rome gjendet ende në stacionin policor, dhe se po bashkëpunojnë me Qendrën për Punë Sociale dhe Avokatin e Popullit.

‘Gruaja rome është ende në objektin e stacionit policor. Është edhe Qendra për Punë Sociale këtu, si dhe nga Zyra e Avokatit të Popullit. Jemi duke bashkëpunuar në mënyrë që t’i bëjmë zgjidhje viktimës’, ka thënë Hajdini./Telegragfi/