Ka rroba të shtrenjta e vetura luksoze, por ajo po i kërkon 100 mijë dollarë – ka përgjigje interesante për këtë kërkesë (Foto)
“GoFundMe” është platformë në të cilën njerëzit kryesisht tentojnë të mbledhin para për projekte të ndryshme apo shërimin e ndonjë personi në rast se është i prekur me ndonjë sëmundje të rëndë.
Megjithatë, në mesin e tyre është edhe Margarita Tomovska, që ka filluar një fushatë me të cilën kërkon 100 mijë dollarë për vete, duke pretenduar se askush nuk po e punëson, transmeton Telegrafi.
Për këtë ajo akuzon policinë, pasi siç thotë i kanë prishur reputacionin gjatë vitit të kaluar derisa po e ndiqnin nga pas kur ajo po voziste me 200 kilometra në orë në New South Wales, e në karriget e pasme e kishte të ulur të bijën dhe atë pa rrip të sigurisë.
Ndryshe, Margarita është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh lavdërohet me rrobat e shtrenjta, veturat luksoze, dhe publikon fotografi nga kazinotë ku para vetes ka mijëra dollarë.
“E di se ju nuk më njihni, por nuk jam njeri i keq. Ata janë gënjeshtar dhe kanë diçka kundër meje dhe atë pa kurrfarë arsye dhe jam e sigurtë që nuk jam personi i vetëm që gjendet në këtë situatë. Për shkak të gjërave që i kanë menduar për mua, më janë kufizuar të drejtat që ta vizitojë bijën time”, ka shkruar ajo.
“Më kanë vështirësuar shumë jetën, pas gjithë këtyre gjërave askush nuk do ta ketë një punonjëse si unë. Për këtë arsye kam filluar fushatën, të fitojë përkrahje nga ju”, ka shtuar ajo.
Megjithatë përkundër shumë thirrjeve ajo deri më tani ka arritur të mbledh vetëm 175 dollarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Francezët gatuajnë bukën baguette me një gjatësi rekord prej 140 metrave
Pamjet e publikuara tregojnë se si arinjtë me lehtësi arrijnë të hapin dyert e veturave
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë
E dinë
Pyetje për një milion – Si përfundoj vetura aty
Vjehrra
Konduktori
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'