LAJMI I FUNDIT:

Përurohet shtëpia muze e Katarina Josipit

Përurohet shtëpia muze e Katarina Josipit

Në fshatin Zym të Prizrenit, është bërë përurimi i shtëpisë muze të aktores së madhe të Kosovës, Katarina Josipi, projekt në të cilin Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka investuar rreth 50 mijë euro.

Në ceremoninë e përurimit mori pjesë edhe ministri Kujtim Gashi e cili e vlerësoi se gradualisht fshati Zym po shndërrohet në një pikë turistike të Kosovës. Ndërsa, Nikollë Dura, familjar i Katarina Josipit, tha se e ka mirëpritur këtë projekt edhe pse e ka quajtur si të vonuar.