LAJMI I FUNDIT:

Dokumentari për Maradonën zbulon lidhjet e fshehta me kartelin e kokainës dhe mafisë

Dokumentari për Maradonën zbulon lidhjet e fshehta me kartelin e kokainës dhe mafisë

Ai konsiderohet si një ndër gjenitë e botës së futbollit, dhe për këtë vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së mediave botërore.

Bëhet fjalë për Diego Armando Maradonën, i cili realizoi golin e shekullit në çerekfinale të Kupës së Botës 1986.

Por argjentinasi – i cili kujtohet për golin e realizuar me dorë – ka fshehur edhe një sekret të errët të jetës.


Një dokumentar i ri nga regjisori britanik, Asif Kapadia zbulon thellësitë e problemeve të drogës së argjentinasit dhe shfaq se si ishte shfrytëzuar nga mafia italiane, e cila e furnizonte botën me kokainë dhe prostituta.

I titulluar thjesht Diego Maradona, filmi përmban pamjet e pa para të lojtarit në kulmin e famës si lojtar i Napolit.

Nga aksidentet me vetura nëpër rrugët e Napolit deri tek veshjes e shtrenjta e ndeshjet e tenisit me të dashurën e tij, është një vështrim intim në futbollistin më të diskutueshëm në botë.

Thuhet gjithashtu se Camorra e kishte financuar transferimin e argjentinasit prej shtatë milionë eurosh në Napoli, diçka që e mohoi fuqishëm presidenti i klubit.

Në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar dukej i paprekshëm. Jo vetëm që fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në vitin 1986, ai gjithashtu e kishte Napolin ta fitonte titullin e parë të Serie A.

Pochettino tregon historinë e çmendur me Maradonën: Iku nga dhoma në grumbullim, në mëngjes e pamë në TV se kishte plagosur gjashtë gazetarë
Lexo po ashtu Pochettino tregon historinë e çmendur me Maradonën: Iku nga dhoma në grumbullim, në mëngjes e pamë në TV se kishte plagosur gjashtë gazetarë

Ndryshe, ai u trajtua si një Zot në qytetin e Sna Diegos, ku tifozët festuan për javë të tëra dhe trupin me fytyrën e tij. /Telegrafi/