Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Evropa po i konsideron qytetarët e Kosovës si të dorës së dytë ashtu siç kishte bërë ish-Jugosllavia.
Thaçi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se pse të mos ndodhë bashkimi kombëtarë “Kur Bashkimi Evropian po na izolon, diskriminon, poshtëron, po na fyen, po na trajton si qytetarë të rendit të dytë si në ish-Jugosllavi, pa dashur të bëj paralele mes bashkimit Evropian dhe ish-Jugosllavisë”.
“Edhe tash duke plotësuar 95 kushte tash e tri vite duke na vendosur edhe kushtin e demarkacionit me Malin e Zi. Edhe atë e kaluam. Tash përsëri na thonë “hiqeni tarifën e diskutojmë heqjen e vizave” edhe “nxirreni një draft për Asociacion” e tani diskutojmë për heqjen e vizave”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Presidenti ka thënë se tash e thotë hapur se edhe nëse na hiqen vizat nuk do të largohet tarifa ndaj mallrave serbe e as nuk do themelohet asociacioni.
“Kjo tashmë është çështje e politikës nacionale dhe nuk ka të bëj me ndonjë institucion shtetërorë”.
Sa i përket bashkimit kombëtarë, Thaçi ka thënë se kjo është një ëndërr që fare lehtë mund të bëhet realitet.
“Mund të iniciohet prej dy kuvendeve apo mund ta nxjerrim ligjin për referendum. E di që Kushtetuta e ndalon, por atë e kanë votuar deputetët e Kuvendit të Kosovës. Më lehtë është të ndryshohet Kushtetuta…Pastaj nëse ka ndodh bashkimi i dy gjermanive pse të mos ndodh edhe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë”, ka thënë ndër të tjera Hashim Thaçi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City