LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje: 55 deputetë votuan për t’i zhvatur qytetarët për KEDS në emër të RTK-së

Vetëvendosje: 55 deputetë votuan për t’i zhvatur qytetarët për KEDS në emër të RTK-së

Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se deputetët votuan për t’i zhvatur qytetarët për KEDS në emër të RTK-së.

Në një status në faqen zyrtarë në Facebook, LVV ka shkruar se 55 deputete të Qeverisë pra nga PDK, AAK, NISMA, PSD, votuan sot Projektligjin për transmetuesin publik (RTK) ku detyrohen qytetarët që të paguajnë në faturat e tyre të rrymës plus 2.5 euro, nga të cilat 50 cent për çdo faturë i fiton KEDS, pra rreth 2 milionë e 400 mijë euro të tjera do i falen KEDS dhe do i zhvaten qytetarëve.

Sipas Vetëvendosjes ky projektligj kaloi sot falë votës së deputetëve që deklarohen si opozitë por po votojnë rregullisht gjithçka të dëmshme për publikun e të nxitur nga deputetët e qeverisë.


LVV ka paralajmëruar se nëse ky projektligj mbërrin dhe leximin e dytë të votohet, do ta dërgojë atë në Gjykatë Kushtetuese.

Shkrimi i plotë:

55 deputetë votuan për t’i zhvatur qytetarët për KEDS në emër të RTK

55 deputete të Qeverisë pra nga PDK, AAK, NISMA, PSD etj, votuan sot Projektligjin për transmetuesin publik (RTK) ku detyrohen qytetarët që të paguajnë në faturat e tyre të rrymës plus 2.5 euro, nga të cilat 50 cent për çdo faturë i fiton KEDS, pra rreth 2 milionë e 400 mijë euro të tjera do i falen KEDS dhe do i zhvaten qytetarëve.

Neni 33
Parapagimi

1. Radiotelevizioni i Kosovës prej datës 01.01.2019, financohet përmes parapagimit të tarifës fikse mujore prej 2.50 (dy euro e pesëdhjetë cent) euro në faturat e energjisë elektrike, të cilat inkasohen nga operatori përgjegjës për inkasimin e energjisë elektrike në Kosovë apo ndonjë institucion tjetër dhe depozitohen në llogarinë e vetme zyrtare të RTK-së, e hapur në pajtim me rregullat e Kontrollit dhe Menaxhimit Financiar.

Projektligji në fjalë përmban edhe shumë probleme e defekte të tjera të cilat do ta thellojnë krizën e rëndë në të cilën gjendet RTK për shkak të menanxhmentit abuziv dhe praktika korruptive.

Ky projektligj kaloi sot falë votës së deputetëve që deklarohen si opozitë por po votojnë rregullisht gjithçka të dëmshme për publikun e të nxitur nga deputetët e qeverisë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka paralajmëruar disa herë që nuk do ta lejojë grabitjen e qytetarëve të Kosovës për interesave private e klienteliste. Radio Televizioni Publik është një nga institucionet bazë të shtetit tonë, atë e kanë kapur e njëjta klikë që ka kapur dhe shtetin tonë. Ky votim e bëri dhe më të qartë.

Nëse ky projektligj mbërrin dhe leximin e dytë të votohet, Grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! do ta dërgojë atë në Gjykatë Kushtetuese./Telegrafi/



Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori