LAJMI I FUNDIT:

MPJ thotë se nuk do t’ia lejojë kurrë hyrjen në Kosovë kryeministres serbe, Ana Brnabiq

MPJ thotë se nuk do t’ia lejojë kurrë hyrjen në Kosovë kryeministres serbe, Ana Brnabiq

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, nuk do t’ia lejoj asnjëherë hyrjen në Kosovë kryeministres serbe, Ana Brnabiq.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të jashtëm Behgjet Pacolli, në një status në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se MPJ në pajtim me marrëveshjen e Brukselit, kryeministres së Serbisë Ana Brnabic kurrë nuk do t’ia lejojë hyrjen në Kosovë për shkak të deklaratave të saj raciste dhe ofenduese ndaj 2 milionë qytetarëve të Kosovës.

Kryeministrja serbe fyen rëndë shqiptarët, i quan njerëz të malit, Pacolli ia ndalon hyrjen në Kosovë
Lexo po ashtu Kryeministrja serbe fyen rëndë shqiptarët, i quan njerëz të malit, Pacolli ia ndalon hyrjen në Kosovë

” Ministria e Jashtme e Kosovës e udhëhequr nga zëvendëskryeministri Pacolli, në pajtim me marrëveshjen e Brukselit, Kryeministres së Serbisë Ana Brnabiq kurrë nuk do t’ia lejojë hyrjen në Kosovë për shkak të deklaratave të sajs raciste dhe ofenduese ndaj 2 milionë qytetarëve të Kosovës.
Ajo nuk ka qenë në gjendje dhe s’ka pasur vullnet të merret me të kaluarën e Serbisë dhe krimet e luftës të kryera nga Beogradi në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci.
Ajo përfaqëson një qeveri që vepron në mënyrën më të pa-civilizuar në Evropë, që mohon krimet më çnjerëzore që ka parë bota pas Luftës së Dytë Botërore”, ka shkruar në Facebook, Zyberaj.


Ndryshe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, gjatë një konference për shtyp në Beograd, në prani të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, ka lëshuar një fyerje të rëndë në drejtim të liderëve të Kosovës, duke thënë se “janë njerëz të dalë nga mali”.

“Janë njerëz të dalë nga mali”: Reagime të ashpra ndaj deklaratës së kryeministres serbe, brenda dhe jashtë Kosovës (Foto/Video)
Lexo po ashtu “Janë njerëz të dalë nga mali”: Reagime të ashpra ndaj deklaratës së kryeministres serbe, brenda dhe jashtë Kosovës (Foto/Video)

Siç është raportuar në media, përcjell Telegrafi, këtë deklaratë, kryeministrja serbe e ka dhënë në prani të shefit të delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizio, gjatë një konference ku ishte folur edhe për zhvillimet e fundit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori