LAJMI I FUNDIT:

Dënohen me dy vjet burgim me kusht të akuzuarit që pranuan se vodhën akumulatorin e 70 eurove

Dënohen me dy vjet burgim me kusht të akuzuarit që pranuan se vodhën akumulatorin e 70 eurove

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me dy vjet burgim me kusht dy të akuzuarit për vjedhje të rëndë, Granit Simnica dhe Flamur Stublla.

Ky dënim i shqiptuar ndaj tyre nuk do të ekzekutohet nëse dy të akuzuarit nuk kryejnë vepër tjetër penale brenda afatit prej dy vjetësh, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ata janë dënuar edhe me nga 300 euro gjobë, të cilën gjithashtu nuk obligohen ta paguajnë me kusht që për dy vjet të mos kryejnë vepër tjetër penale.


Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur të enjten nga gjykatësja Fatime Dërmaku, e cila ka njoftuar se pala e pakënaqur ka të drejtë ankese ndaj këtij vendimi brenda afatit prej 15 ditëve nga dita e marrjes së kopjes së këtij aktgjykimi.

Ndryshe, para se të shpallej aktgjykimi, dy të akuzuarit në seancën fillestare të së enjtes, e kanë pranuar fajësinë, dhe kanë shprehur keqardhje për veprimet e tyre, duke i premtuar gjykatës se në të ardhmen nuk do të përsërisin veprime të ngjashme.

Mbrojtësja e të akuzuarit Granit Simnica, avokatja Sadije Mjekiqi, ka deklaruar se pranimi i fajësisë nga i mbrojturi i saj ishte i vullnetshëm.

“E lus gjykatën që fillimisht ta bëj zbutjen e dënimit në këtë rast, lidhur me klientin tim, ashtu që minimumin e dënimit ta zbut sipas nenit 76 par.1 pika 3 të KPRK-së, e pastaj dënimin e zbutur t’ia vë me kusht duke u bazuar në nenet 50, 51, 52 par.2 të KPRK-së dhe t’i shqiptoj një dënim me kusht, sepse jam e bindur se i njëjti ka kuptuar peshën dhe rëndësinë e përgjegjësisë penale për vete dhe të rrezikshmërisë shoqërore të veprës së kryer. Edhe me dënim me kusht konsideroj se do të arrihet qëllimi i dënimit sipas nenit 41 të KPRK-së”, ka thënë Mjekiqi, raporton betimipërdrejtësi.

Pranimi i fajësisë nuk është kundërshtuar nga prokurori Fatmir Behrami, dhe më pas është aprovuar nga gjykatësja Fatime Dërmaku me arsyetimin se ishte bërë në mënyrë vullnetare nga të akuzuarit, pa presion dhe se ky pranim gjen mbështetje në provat dhe faktet që janë pjesë e shkresave të lëndës.

“I propozoj gjykatës që me rastin e marrjes së vendimit mbi dënimin, e njëjta t’i vlerësojë si rrethanat lehtësuese dhe rënduese dhe lidhur me zbutjen e dënimit të propozuar nga mbrojtësja e të akuzuarit Granit, ia lë gjykatës që të vendosë”, ka thënë prokurori Behrami.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 21 qershor 2017, ka ngritur aktakuzë ndaj Granit Simnica dhe Flamur Stublla në drejtim të kryerjes së veprës penale “Vjedhja e rëndë”, nga neni 327 par.1 nën par. 1,1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, më 9 mars 2016, rreth orës 23:00, në Prishtinë, në rrugën “Sali Nivica”, të akuzuarit pas marrëveshjes paraprake, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme, që vetes t’i sjellin dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme, me përdorimin e forcës kanë hapur pjesën e përparme të veturës së tipit “Golf II”, pronë e tani të dëmtuarit Astrit Miftari dhe nga aty kanë arritur të marrin akumulatorin në vlerë prej 70 euro, me ç’rast i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm material atij.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori