LAJMI I FUNDIT:

Policia heton rastin e sulmit të gruas rome në Lipjan, konfirmon se ajo nuk paraqet rrezik për askënd

Policia heton rastin e sulmit të gruas rome në Lipjan, konfirmon se ajo nuk paraqet rrezik për askënd
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke e hetuar rastin e sulmit të gruas të komunitetit rom, e cila është sulmuar dje pasdite në rrugët e Lipjanit. PK edhe një herë ka theksuar se gruaja rome nuk paraqet rrezik për askënd dhe se raportimet se ajo ka rrëmbyer fëmijë nuk qëndrojnë.

Në komunikatën e bërë për media nga Policia e Kosovës thuhet se, njësiti patrullues menjëherë ka ndërmarrë veprimet policore në terren për të parandaluar rastin e sulmit dhe me të arritur në vendin e ngjarjes ka takuar viktimën e cila dyshohet se ka qenë cak i sulmit nga disa persona të moshës së mitur, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin, duke përfshirë identifikimin e viktimës f/rome/kosovare, viti i lindjes (1990) nga Podujeva, e cila nuk komunikonte në gjuhën shqipe.


Policia e Kosovës në lidhje me këtë rast ka kontaktuar prokurorin kujdestar, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti ‘sulm’, për të cilin janë duke vazhduar hetimet intensive, drejt zbardhjes së rastit dhe arrestimit të personit/ave të dyshuar.

Bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se viktima është sulmuar nga personi/at e dyshuar, pasi që e njëjta (viktima) ka qenë e publikuar dhe e komentuar në forma të ndryshme në rrjetet sociale dhe media, kinse si person i dyshuar për vjedhje apo grabitje të mundshme të fëmijëve.

Lidhur me personin në fjalë Policia e Kosovës e ka bërë publike lajmin edhe dje (29.05.2019), se personi i apostrofuar në media është ndaluar dhe verifikuar disa herë dhe ka sqaruar se e njëjta nuk është e përfshirë në asnjë rast të kësaj natyre, nuk paraqet rrezik për askënd dhe se nuk ka pasur asnjë viktimë të raportimit të ndonjë rasti të tillë ndaj saj”, thuhet në komunikatën e PK-së, transmeton Telegrafi.

Policia e Kosovës njofton të gjithë qytetarët dhe mediat se është duke e trajtuar këtë rast lidhur me personin në fjalë, për të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore konform autorizimeve ligjore, me qëllim të parandalimit të incidenteve të tilla dhe krijimit të lirisë së lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët pa dallime.

KMDLNj: Gruaja rome u sulmua pa asnjë faj
Lexo po ashtu KMDLNj: Gruaja rome u sulmua pa asnjë faj

Ndaj sulmit të gruas rome në Lipjan ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut – KMDLN-j. Në reagimin e bërë KMDLN-j ka thënë se qytetarja rome është sulmuar pa as asnjë arsye dhe pa asnjë faj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori