Zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka vënë në dyshim prezencën e zyrtarit të UNMIK-ut, Mihail Aleksandreviç Krasnoshchenkov, i cili veturën e tij zyrtare e vendosi si barrikadë ndaj Policisë së Kosovës, gjatë aksionit të së martës, si dhe i bëri rezistencë arrestimit të tij, në Zubin Potok.
Ramadani në një postim në Facebook ka shkruar se janë të dyshimta edhe raportimet e mediave serbe se Krasnoshchenkov ishte një kalimtar i pafajshëm.
Ai po ashtu pretendon se nga burimet e tij të besueshme, zyrtari rus Krasnoshchenkov, një Kolonel i pensionuar i ushtrisë ruse, në 1990 ka punuar në zyrat e Atasheut të Mbrojtjes në Azinë Juglindore dhe në atë vit sipas tij, ishte e zakonshme që të gjithë anëtarët e atasheve ushtarakë ruse ishin pjesë e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës ruse (GRU).
Ramadani potencoi se qeveria ruse po përpiqet të ushqejë tensionet etnike me qëllim të minimit të sovranitetit të Kosovës dhe prishjen e çdo mundësie në Kosovë dhe Serbi për të normalizuar marrëdhëniet e tyre, duke e mbajtur bashkësinë ndërkombëtare dhe misionet e tyre në Kosovë.
Ndryshe, në aksionin policor në veri të vendit, saktësisht në Zubin Potok, është arrestuar dhe më pas liruar shtetasi rus, Mihajl Aleksandreviç Krasnoshchenkov, i cili kishte vendosur në barrikadë veturën me targa të UNMIK-ut.
Lexoni më poshtë postimin e plotë të Ramadanit:
Sipas raportimeve, zyrtari i UNMIK-ut, Mikhail Aleksandrovich Krasnoschenkov është arrestuar në Zubin Potok, duke e përdorur makinën e tij zyrtare të UN-it për të penguar Njësitin ROSU të Policisë së Kosovës për të kryer detyrat e tyre.
Policia e Kosovës ka pasur për detyrë t’i arrestojë disa kosovarë të dyshuar për përfshirjen në rrjetin e kontrabandës që u ekspozua pas një hetimi një vjeçar. Pra, të dyshuarit për kontrabandë dhe jo për etninë e tyre.
Fjalët e mediave serbe e ruse se Krasnoschenkov ishte një kalimtar i pafajshëm, i cili u kap në përpjekjet e PK-së për të thyer bllokadën rrugore, janë shumë të dyshimta.
Atëherë, pse Krasnoschenkov qëlloi atje në vendin e ngjarjes, apo pse nuk u largua kur e pa pengesën? Pse përdori automjetin e tij zyrtar për të bllokuar rrugën, pse i rezistoi arrestimit, ose a ekzistonte ndonjë agjendë tjetër që kishte Krasnoschenkov e që ishte e fshehur nga UNMIK-u?
Burime të besueshme pretendojnë që Krasnoschenkov jetoi një jetë krejtësisht ndryshe para se të punësohej në Kombe të Bashkuara dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE). Krasnoschenkov, një Kolonel i pensionuar i ushtrisë ruse, në 1990 ka punuar në zyrat e Atasheut të Mbrojtjes në Azinë Juglindore.
Në vitin 1990 ishte e zakonshme që të gjithë anëtarët e atasheve ushtarakë ruse ishin pjesë e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës ruse (GRU).
Inteligjenca Ushtarake Ruse, e njëjta GRU që e mbajti përgjegjësinë për përpjekjen e dështuar në grusht-shtetin në Malin e Zi në vitin 2016.
Nëse nuk ishte e qartë më parë, është e qartë tani që qeveria ruse po përpiqet të ushqejë tensionet etnike me qëllim të minimit të sovranitetit të Kosovës dhe prishjen e çdo mundësie në Kosovë dhe Serbi për të normalizuar marrëdhëniet e tyre, duke e mbajtur bashkësinë ndërkombëtare dhe misionet e tyre në Kosovë.
Rusia nuk do të ndalojë me kaq, madje edhe duke shkelur ligjin, për të arritur misionin e saj për ta ndarë Kosovën në linja etnike.
Nuk është ndonjë sekret se Rusia po përpiqet të manipulojë anëtarësimin e saj në organizata të ndryshme për të fshehur oficerët e tyre të zbulimit dhe të bashkëpunëtorëve.
Duhet vetëm të shikohet arrestimi i fundit i punonjësit të UNMIK-ut, Iana Minochkina, e cili në pjesën e jashtme dukej se ishte duke vjedhur, por pas shqyrtimit të mëtejshëm të videos, ekspertët sugjerojnë se ndoshta Minochkina në fakt po kryente një formë spiunazhi.
Nëse mendoni se kjo është absurde, atëherë duhet të pyesni pse një punonjëse e UNMIK-ut e cila paguhet mire do të bënte një gjë të tillë, nëse nuk po merrte ndonjë mesazh?
Një shembull tjetër i Rusisë kohëve të fundit, duke përfshirë edhe veprimet e inteligjencës ushtarake te saj, ndërhyrja e GRU ishte përpjekja e grushtit të vitit 2016 në Malin e Zi. Disa prej këtyre të dyshuarve u dënuan kohët e fundit për kampanjë për të përmbysur qeverinë e Malit të Zi dhe tani shohim përpjekjet e dorës së parë të GRU-së në mes të Kosovës, duke përfshirë përpjekjet për të ndezur tensionet etnike midis serbëve dhe shqiptarëve dhe pastaj të fshihen pas mbulesës së OKB-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë