LAJMI I FUNDIT:

Rusi u arrestua pasi vendosi në barrikadë veturën me targa të UNMIK-ut

Rusi u arrestua pasi vendosi në barrikadë veturën me targa të UNMIK-ut

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një deklarate për media ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e sotëm policor në komunat veriore të vendit.

Në deklarata flitet edhe për numrin e të arrestuarve, përfshirë edhe rusin Mihajl Aleksandreviç Krasnoshchenkov për të cilin thuhet se kishte vendosur në barrikadë veturën me targa të UNMIK-ut.

Mihajl Krasnoshchenkov, është emri i rusit i cili u arrestua sot në aksionin në veri
Lexo po ashtu Mihajl Krasnoshchenkov, është emri i rusit i cili u arrestua sot në aksionin në veri

“Në barrikadën në Zubin Potok është arrestuar edhe një shtetas rus, bëhet fjalë për z. Mihajl Aleksandreviç Krasnoshchenkov, i cili kishte vendosur në barrikadë veturën me targa të UNMIK-ut”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, si rezultat i planit operativ të realizuar sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës janë arrestuar deri tani 19 zyrtarë policorë të dyshuar për vepra penale. Zyrtarët policor të arrestuar janë sjellë në ndërtesën e Inspektoratit Policor të Kosovës.

“Janë arrestuar nga ana e Policisë edhe nëntë qytetarë tjerë për të cilët kishte urdhërarrest dhe shtatë qytetarë të cilët kanë penguar Policinë në përmbushjen e detyrave të saj.

Rusia kërkon lirimin e menjëhershëm të rusit të arrestuar në veri
Lexo po ashtu Rusia kërkon lirimin e menjëhershëm të rusit të arrestuar në veri

MPB thotë se lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetimet ku është e përfshirë Prokuroria Speciale e Kosovës, si dhe Inspektorati Policor i Kosovës sipas autorizimeve të prokurorit kompetent”, vijoi deklata.

Sipas MPB-së, operacioni është i mbështetur në urdhrat e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe është mbikëqyrur nga Prokuroria Speciale. MPB nënvizon faktin se veprimet janë zhvilluar në komuna të ndryshme dhe nuk kanë karakter etnik, duke theksuar se ditë më parë një operacion i ngjashëm është realizuar edhe në Vërmicë.

“Policia e Kosovës gjatë zhvillimit të operacionit ka hasur në rezistencë të armatosur në hyrje të Zubin Potokut, ku grupe të armatosura po mbanin të bllokuara rrugët me anë të barrikadave të vendosura. Këto grupe kanë sulmuar Policinë me ç’rast një polic është i plagosur me armë zjarri. Pas veprimeve të duhura, policia ka mënjanuar barrikadat dhe ka vazhduar me operacionin. Gjatë largimit të barrikadave gjashtë qytetarë kanë pësuar lëndime të lehta”, thuhet në deklaratë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë pjesëtarët e agjencive të zbatimit të ligjit që morën pjesë në operacionet e sotme, si dhe i dëshiron shërim sa më të shpejtë pjesëtarit të plagosur të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori