Raporti i progresit për Kosovën: rryma e pasigurt, pengesa kryesore për zhvillimin e vendit
Rryma e pasigurt dhe problemet me prodhimin dhe furnizimin e pa-rregullt me energji elektrike në vend, janë sfidat kryesore për zhvillimin ekonomik të Kosovës, sipas Raportit të Progresit për Kosovën të Komisionit Evropian, të publikuar pak kohë më parë.
Sipas raportit, Kosova ka dështuar të zvogëlojë humbjet në rrjetin e energjisë elektrike deri sa kapacitetet aktuale prodhuese të energjisë elektrike, vlerësohen si të pasigurta.
“Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa për t’u bashkuar me tregun e Shqipërisë për shkëmbim të energjisë, por linja e re e transmisionit me Shqipërinë ende nuk është operacionale, për shkak të mosmarrëveshjeve në mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova nuk ka infrastrukturë të gasit”, thuhet në raport.
Problemet e furnizimit me energji elektrike janë vlerësuar si sfidë kryesore e të bërit biznes edhe nga vetë bizneset. Raporte të anketimit të USAID, theksojnë se bizneset humbin mbi 300 milionë euro në vit për shkak të furnizimit jo-të rregullt me energji elektrike.
“Qeveria ka nënshkruar marrëveshje komerciale me tenderuesin për ndërtimin e Termocentralit ‘Kosova e Re’, me kapacitet prej 500 megavatësh, ndërtimi i të cilit do të fillojë në vitin 2019”, thuhet në raport, në të cilin edhe rekomandohen studime shtesë për projektin.
Sipas Raportit të Progresit, Kosovës i duhet të fillojë përgatitjet për dekomisionimin e njësive të Kosovës A, duke përfshirë edhe identifikimin e lokacionit për hedhjen e mbetjeve të rrezikshme të këtij termocentrali, deri sa rekomandohet edhe ndërmarrja urgjente e investimeve në Kosovën B, me qëllim të zvogëlimit të vlerave të ndotjes.
‘KEK duhet të përcaktojë orarin e të gjitha punëve në kuadër të asistencës së planifikuar të BE-së për renovimin e Kosovës B, në mënyrë që ajo të jetë në përputhje me dispozitat e Direktivës për emetimet e pluhurit dhe NOx’, thuhet në raport.
Sipas strategjisë energjetike të Kosovës, pas dekomisionimit të Termocentralit “Kosova A”, Termocentrali “Kosova e Re” do të ofrojë kapacitete të mjaftueshme për furnizim të rregullt me energji elektrike. Përveç tjerash, termocentrali do të sigurojë furnizim dhe pavarësi energjetike për Kosovën.
Termocentrali i ri i paralajmëruar i Kosovës, përmes zvogëlimit të ndotjes, do të plotësoj të gjitha standardet e përcaktuara të Komisionit Evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje