LAJMI I FUNDIT:

DASH: Mbështesim fort hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO

DASH: Mbështesim fort hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin fort hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO, si anëtare e 30 e saj.

I pyetur nga Zëri i Amerikës, ai tha se shpreson që ratifikimet nga vendet anëtare të përfundojnë në vjeshtë të këtij viti.


Zyrtari tha se SHBA janë gjithashtu mbështetëse e fuqishme e rrugës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai tha se ndihma e SHBA është e drejtuar në mbështetje të reformave të nevojshme për këto përpjekje dhe se zyrtarët amerikanë mbajnë kontakt të ngushtë me vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Për shembull, Gjermania, tha ai, është një vend me të cilin ne flasim, për të nënvizuar besimin tonë se të dhënat pozitive të pasqyruara në raportin e fundit të Komisionit (për Zgjerimin) do të merren në konsideratë të plotë, ndërsa fillojnë të planifikojnë hapat e ardhshëm për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që synojnë anëtarësimin në BE./VOA/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori