LAJMI I FUNDIT:

Konferenca e teknologjisë mbledh studentët e rajonit në Gjilan

Konferenca e teknologjisë mbledh studentët e rajonit në Gjilan

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizon konferencën e parë DiGiDay 2019 që nis sot e mbahet për dy ditë me radhë në Gjilan.

Objektivi kryesor i kësaj konference është të motivojë dhe t’i bëjë studentët të vetëdijshëm për rëndësinë e teknologjive në biznes, duke u treguar atyre një larmi të madhe opsionesh për përdorimin e teknologjisë digjitale dhe fitimet që mund të arrihen nëpërmjet saj.


Karakteristikat e ngjarjes dhe cilësinë e projekteve që do të prezantohen në konferencën DiGiDay do të ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për të fituar njohuri kuptimplota të tendencave aktuale dhe të ardhshme në fushën e marketingut digjital dhe shitjeve për bizneset.

Në fund të konferencës DiGiDay do të dilet me një përmbledhje, se sa e rëndësishme është teknologjia sot për biznes.

Ky organizim bëhet në bashkëpunim me Universitetin e Malit të Zi, Universitetin e Korçës, Universitetin e Elabasanit, Universitetin e Shkupit, Universitetin e Vlorës dhe Universitetin e Mitrovicës./kp/