Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në vazhdën e takimeve me strukturat e reja partiake anekënd Kosovës, ka thënë sot në Prizren se PDK-ja ka qenë dhe mbetet shtyllë e demokracisë dhe vetë shtetit të pavarur e sovran të Kosovës.
Kryetari Veseli ka përgëzuar strukturat e reja në bastionin e PDK-së në Prizren, për organizimin e një procesi zgjedhor shembullor, për veten dhe leksion demokratik për të tjerët.
“Prandaj, jam këtu sot t’ju shpreh falënderimin në emër të gjithë partisë sonë. Kemi përfunduar një proces të brendshëm zgjedhor, i cili ishte shembullor. Janë zgjedhur 37 kryetarë degësh, me pjesëmarrjen e mbi 50 mijë qytetarëve. Jam krenar me partinë tonë. Jam krenar me këtë proces. Jam krenar me njerëzit e shumë të rinj që na janë bashkuar. Treguam edhe një herë se PDK-ja është partia më e fuqishme në Kosovë. Kjo u vërtetua edhe në zgjedhjet që u mbajtën tash në katër komunat veriore të Kosovës ku fituam 70 përqind të votave të shqiptarëve”, tha lideri i PDK-së, Kadri Veseli.
Ai shtoi se arsye për këtë është fakti që PDK nuk është parti e fjalëve, por vendimeve dhe veprimeve.
“Ndryshojmë veten çdo ditë dhe përmirësohemi. Nuk fyejmë, nuk urrejmë, por bashkëpunojmë për Kosovën. Promovojmë njerëz të rinj dhe premtues. Nga 37 degë, janë zgjedhur 20 kryetarë të rinj. 70% e këshillave drejtues të degëve të rinj. Ky është lajm i mire”, tha Veseli.
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës tha se me këto zgjedhje të brendshme në PDK, ka filluar diçka e re në Kosovë. “Një vizion i ri me energji të reja ka marrë rrugë: Vizioni i Dekadës së Re të Partisë Demokratike të Kosovës. Bashkë me liderët e rinj të partisë sonë, do ta çojmë drejt një vizioni të ri partinë dhe shtetin tonë”, tha Veseli./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski: Deri në fund të sezonit të ardhshëm veror pres që deri në 120 autobusë elektrikë të qarkullojnë në transportin publik
Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj