Rivaliteti 112-vjeçar mes Chelseat dhe Arsenalit: Nga fitoret e deri te trofetë
Arsenal dhe Chelsea do të përballen në kuadër të finales së Ligës së Evropë, e që do të jetë një ndeshje për t’u mos u humbur duke ditur rivalitetin e madh që kanë të dyja klubet nga Londra.
Ndeshja që fillon sot (29 maj) në ora 21:00, do të zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit, e që do ta përcaktojë fituesin e trofeut të dytë më të rëndësishëm në Evropë për klube në sezonin 2018/19.
Arsenal do të ketë një motiv shtesë për të luftuar për trofeun e Ligës së Evropës, pasi në sezonin që lamë pas përfundoi në vendin e pestë në Ligën Premier, duke mos arritur që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, por sot e kanë këtë mundësi.
Chelsea dhe Arsenali tashmë njihen si rival të përbetuar, por ne do ju sjellim përballjet ndër vite, kush ka fituar më së shumti ndeshje dhe cila është më e trofeshme:
Arsenali njihet me nofkën The Gunners, ndërsa Chelsea njihet me The Blues.
Topçinjtë janë themeluar në tetor të vitit 1886, ndërsa të Kaltrit në mars të vitit 1905.
Arsenali e ka pronar Kroenke Sports & Entertanment, gjersa Blutë e kanë Roman Abramovichin.
Lojtar me së shumti paraqitje te Arsenali është David O’Leary (722), nga ana tjetër për Chelsea është Ron Harris (795).
Golashënuesi më i mirë i topçinjve është Thierry Henry me 228 gola, ndërsa Frank Lampard ka shënuar 211 gola te Chelsea.
Përballjet mes të dyja skuadrave:
Arsenali dhe Chelsea kanë zhvilluar 164 deri më tani në Ligën Premier.
Topçinjtë i kanë fituar 63 përballje, ndërsa Blutë kanë fituar vetëm 52, ndërsa kanë pasur 49 barazime.
Arsenali i ka shënuar Chelseat 230 gola, ndërsa këta të fundit kanë arritur t’i shënojnë vetëm 212 sosh në portën e rivalit të tyre lokal.
Arsenali dhe Chelsea poashtu janë përballur edhe në Ligën e Kampionëve në vitin 2004, duke i zhvilluar dy ndeshje, por të Kaltrit kishin fituar një dhe në tjetrën kishin mbetur barazim.
Trofetë e fituar nga të dyja skuadrat:
Chelsea ka arritur ta fitojë nga një herë Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, ndërsa Arsenalit ende i mungojnë që të dy trofetë.
Topçinjtë e kanë fituar 13 herë Ligën Premier, për dallim nga Chelsea që ka arritur vetëm gjashtë herë.
Arsenali ka fituar poashtu 13 trofe FA Cup, derisa të Kaltrit kanë triumfuar vetëm tetë herë.
Topçinjtë e kanë fituar dy herë Kupën e Ligës, ndërsa Chelsea ka pesë sosh.
Arsenali ka fituar 15 herë FA Coummunity Sheildin, gjersa Blutë e kanë fituar katër herë
Topçinjtë dominojnë në Angli, pasi kanë në total 45 trofe të fituar, për dallim nga Chelsea që ka vetëm 28. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ZEdWESe6UHo
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë duhet të bëjë Real Madridi për ta marrë Saliban
Situatë tensionuese mes Xavit dhe Laportas në ceremoninë lamtumirëse të Iniestas
Shtatë lojtarët e lënduar të Realit dhe datat e rikthimit të tyre në fushë
Tetë lojtarët e lënduar të Barcelonës – situata e tyre dhe datat e mundshme të rikthimit në fushë
Cassano tha nuk është as në top 10 më të mirët e të gjitha kohërave, reagimi i Ronaldos tregon se sa egoist është
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit
Historia e errët e vëllezërve Menendez - çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix?
Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag
Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington