LAJMI I FUNDIT:

Statistika, analizë dhe parashikim: Chelsea – Arsenal

Statistika, analizë dhe parashikim: Chelsea – Arsenal

Është momenti i ndeshjes kryesore të Ligës së Evropës. Chelsea dhe Arsenal do të ballafaqohen për të përcaktuar fituesin e një prej torfe evropian. The Blues e kanë fituar njëherë titullin gjersa Gunners do të synojnë ta bëjnë për herë të parë.

Vendi: Stadiumi Olimpik i Azerbajxhanit,  Baku


Koha: E mërkure, 29 maj, 21:00

Stadiumi ka një kapacitet prej 69,870 ulësesh

Lajmet rreth ekipeve

Chelsea

Një lëndim në gju pritet që N’Golo Kanten që deri në momentet e fundit jashtë fushave të blerta.

Ruben Loftus-Cheek dhe Callum Hudson-Odoi janë dy lojtarët që nuk do të luajnç shkaku i lëndimeve.

Maurizio Sarri duhet të zgjedhë mes Olivier Giroudit dhe Gonzalo Higuainit, Willianit dhe Pedros në krahë të djathtë dhe Emersonit e Marcos Alonsos në të majtë.

Kjo ka të ngjarë të jetë ndeshja e fundit e Eden Hazardit te Chelsea përpara se të bashkohet me Real Madridin.

Andreas Christensen dhe Mateo Kovacic do të zëvendësojnë Antonio Rudigerin, respektivisht Kanten.

Lojtarët që do të mungojnë

Arsenal

Arsenali ka konfirmuar se Henrikh Mkhitaryan nuk do të udhëtojë për në Baku për arsye sigurie.

Petr Cech është portieri i Ligës së Evropës te Arsenali dhe do të shpresojë të përfundojë karrierën me një trofe kundër ish-klubit, Chelseat.

Unai Emery do të duhet të zgjedh mes Mesut Ozilit dhe Alex Iwobit në sulm dhe Nacho Monrealit dhe Shkodran Mustafit në mbrojtje.

Danny Welbeck është rikthyer në stërvitje, por do të qëndrojë në bankën rezervë.

Top lojtarët

Fakte

Chelsea janë të pamposhtur në 17 ndeshjet e fundit (UEFA Europa League).

Arsenali ka fituar pesë ndeshjet e fundit (UEFA Europa League).

Chelsea janë të pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit kundër Arsenalit në të gjitha garat.

Chelsea deri në finale ka arritur vetëm me një humbje, shtatë fitore dhe një humbje.
Arsenali në katër nga pesë ndeshjet e fundit ka pësuar së paku një gol.

Arsenali vetëm gjashtë herë nuk kanë pësuar gol në 27 ndeshjet kur kanë luajtur si mysafirë.

‘Gunners’ kurrë nuk kanë fituar një ndeshje evropiane kundrejt një klubi tjetër anglez (B2, H4). Unai Emery i Arsenalit është trajneri më i suksesshëm në këtë garë me tre tituj (të gjithë me Sevillën).

Finalja londineze: Chelsea dhe Arsenal e duan Ligën e Evropës, formacionet e mundshme
Lexo po ashtu Finalja londineze: Chelsea dhe Arsenal e duan Ligën e Evropës, formacionet e mundshme

Analizë

Chelsea është i pamposhtur në shtatë ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat (F3, B4). Maurizio Sarri duhet të fitojë të mërkurën për të rritur shanset që të mbetet trajner i londinezëve.

Unai Emery ka një origjinë të mrekullueshme në këtë garë dhe përvojat e fundit do t’i japin Arsenalit një besim shtesë ndaj rivalëve të tyre të Londrës.

Arsenali ka humbur vetëm një nga gjashtë takimet e fundit mes këtyre dyja skuadrave dhe mungesa e mundshme e N’Golo Kantes do t’i bëjë gjërat më të vështirë për Chelsean.

Chelsea - Arsenal: Notat e lojtarëve deri në finalen e Ligës së Evropës, më i mirë dhe më i dobëti te The Blues
Lexo po ashtu Chelsea - Arsenal: Notat e lojtarëve deri në finalen e Ligës së Evropës, më i mirë dhe më i dobëti te The Blues

Parashikimi Chelsea 1-1 Arsenal

Arsenali shpallet kampion pas vazhdimeve

Në trend Sport

Më shumë
Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës

Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës "janë dorëzuar"

La Liga
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori