LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari që kujdesej për një serë me kanabis habit gjykatën britanike: I dhashë ‘Ujkut’ 6 mijë euro, por ai më mban skllav

Shqiptari që kujdesej për një serë me kanabis habit gjykatën britanike: I dhashë ‘Ujkut’ 6 mijë euro, por ai më mban skllav

Një emigrant shqiptar i jashtëligjshëm ndodhet pas hekurave, pasi akuzohet se po kujdesej për një serë kanabisi në rrethinat e Yorkut të Anglisë.

26-vjeçari Leontjef Zenelej, u shpreh përpara autoriteteve britanike se ishte trafikuar nga Shqipëria nga një bashkëkombës i tij dhe ishte detyruar të punonte në serën me kanabis.

Por pasi gjykata u njoh me faktin se gjatë kohës që kujdesen për kanabisin, 26-vjeçari udhëtonte për qejf së bashku me të dashurën e tij nëpër Angli, trupa gjykuese hodhi poshtë pretendimet e tij për skllavëri moderne dhe e shpalli fajtor.


Prokurori David Ward tha se policia kishte gjetur 49 bimë kanabisi së bashku me pajisjet e nevojshme për kultivimin e lëndës narkotike në fabrikën në fjalë, gjatë një operacioni të zhvilluar në nëntor të 2018-s. Ata gjetën gjithashtu 320 paund kesh, një telefon në të cilin ndodhej një video e Zenelajt duke numëruar paratë, si dhe dokumente identifikimi false, rumune e italiane raporton Tch.

E dashura e tij nuk u hetua.

Gjatë mbrojtjes së tij, Zenelaj tha se kishte qenë 21 vjeç kur kishte vendosur të emigronte drejt Britanisë. Ai tha se një person me nofkën “Ujku” i kishte siguruar atij dokumente false dhe udhëtimin drejt këtij shteti në këmbim të 6 mijë eurove.

26-vjeçari tregoi se për të shkuar në Britani kishte përdorur dokumentin e identifikimit rumun dhe se kishte udhëtuar për 1 muaj me autobus e kamion, duke përshkuar 6 shtete, para se të mbërrinte në destinacion. Para gjykatës shqiptari deklaroi se organizatorët e kishin detyruar që të punonte në fabrikën e kanabisit, duke e kërcënuar atë dhe familjen e tij. Megjithatë, në fund pretendimet e tij nuk u pranuan nga gjykata dhe dënimi për të riun pritet të jepet në fund të muajit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori