LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj i reagon Vuçiqit: E pakuptimtë të vihet në mbrojte të krimit

Haradinaj i reagon Vuçiqit: E pakuptimtë të vihet në mbrojte të krimit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i pakuptimtë reagimi i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për aksionin e sotëm në veri të vendit.

Për Haradinajn, një reagim i tillë është mbrojtje e krimit.

Vuçiq përhap panik: Serbët në Kosovë, të shqetësuar si kurrë më parë
Lexo po ashtu Vuçiq përhap panik: Serbët në Kosovë, të shqetësuar si kurrë më parë

“Është një operacion në shkallë të vendit, është i drejtuar ndaj personave që janë të involvuar në vepra të paligjshme. Është krejtësisht zbatim i ligjit. Policia e Kosovës ka zbatuar obligim ligjor. Në Zubin Potok ka pasur tentativa prej trafikantëve që me armë zjarri ta pengojnë këtë operacion. Policia e Kosovës është e aftë ta kryejë detyrën e vet. Është për admirim puna e Policisë së Kosovës. Ne nuk mundemi të shkojmë në BE duke e përkrahur krimin. Është i padrejtë si reagim, dhe është e pakuptimtë me u vë në mbrojtje të krimit”, tha ai.


Arrestimet në veri të Kosovës, Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Lexo po ashtu Arrestimet në veri të Kosovës, Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Sa i përket arrestimit të një shtetasi rus, gjatë operacionit të sotëm, ai tha se me gjithë se respektojnë imunitetin e përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare, kur një person rrezikon vendin, atëherë duhet të zbatohet ligji në bazë të konventave ndërkombëtare.

“Dihet cila është agjenda e Rusisë ajo e destabilizimit dhe ne jemi të vëmendshëm për këto agjenda duhet punuar kundër këtyre agjendave dhe jemi të suksesshëm, nuk ka vend që nuk zbatohet ligji ne Kosovë”, tha i pari i qeverisë. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori