LAJMI I FUNDIT:

VV: Aksioni në veri dëshmoi se Policia e Kosovës ka kapacitete

VV: Aksioni në veri dëshmoi se Policia e Kosovës ka kapacitete

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj aksionit policor në veri të vendit ku mbetën të plagosur katër policë dhe u arrestuan dhjetëra me dyshimet për krim të organizuar dhe tejkalim të autoritetit zyrtar.

VV thotë se ky aksion dëshmoi se Policia e Kosovës ka kapacitete, por mungon vullneti i institucioneve të drejtësisë dhe krerëve institucionalë për të luftuar krimin.

“Kjo dëshmon se policia jonë ka mundësi, aftësi dhe kapacitete për të luftuar krimin, por përgjithësisht mungojnë urdhrat zyrtarë nga prokuroria dhe vullneti politik nga krerët institucionalë”, thuhet në deklaratë.


Sipas VV-së, komunat në veri të Ibrit janë në Republikën e Kosovës sikurse të gjitha komunat e tjera dhe sa më pak që zyrtarët e Serbisë flasin për çështjet e Kosovës aq më shumë paqe dhe siguri për të gjithë do të kemi.

Lëvizja Vetëvendosje thekson se krim të organizuar de korrupsion nuk ka vetëm në veri të vendit dhe se askush nuk bën të jetë mbi ligjin.

“Në anën tjetër, nuk duhet harruar se krim të organizuar e korrupsion të lartë nuk ka vetëm në veri por gjithandej vendit tonë. Edhe komunat në jug të Ibrit janë në shtetin tonë dhe askush nuk bën të jetë mbi ligjin apo jashtë tij”, vijon deklarata.

Në fund, VV thotë se të gjithë të arrestuarve duhet t’iu garantohet trajtim ligjor, në ruajtje të dinjitetit njerëzor, dhe, gjyqësi e drejtë, e paanshme dhe profesionale.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori