LAJMI I FUNDIT:

Semaforët e së ardhmes? Ata do ta kuptojnë automatikisht se kur ju doni të kaloni rrugën! (Foto)

Semaforët e së ardhmes? Ata do ta kuptojnë automatikisht se kur ju doni të kaloni rrugën! (Foto)

Një sistem trafiku i semaforëve i cili mund të kuptojë se ju doni të kaloni rrugën dhe të kalojë automatikisht në dritën jeshile, mund të ju kursejë që të mos keni nevojë të shtypni një buton në të ardhmen.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sistemi i ri, i zhvilluar nga studiuesit austriakë për dy vjet, përdor kamerat e montuara në semaforët e këmbësorëve për të zbuluar njerëzit brenda një fushe prej tetë deri pesë metra.


Pastaj, siç thuhet tutje, përdor një algoritëm për të përcaktuar nëse dikush dëshiron të kalojë rrugën “brenda sekondave”, bazuar në modelet e lëvizjes globale dhe të dhënat e regjistruara.

Sistemi i ri mund të minimizojë kohën e pakëndshme të pritjes dhe të zvogëlojë numrin e njerëzve që përpiqen të kalojnë në rrugë kur dritat janë të kuqe, sipas studiuesve.

“Kjo kërkon një sekondë për të vlerësuar qëllimin – pas dy sekondave vlerësimi bëhet i besueshëm”, citohet të ketë thënë Horst Possegger nga Instituti i Grafikut Kompjuterik dhe Vizionit të TU Graz në Vjenë.

Përveç procesit të kalimit të rrugës më pak frustruese për këmbësorët, sistemi është projektuar për të optimizuar qarkullimin e trafikut, sidomos për shoferët të cilët duhet të ndalen në kalim edhe pse askush nuk po kalon rrugën. /Telegrafi/