LAJMI I FUNDIT:

Me iPhone të ri mund të dërgohet material audio, në dy pajisje të ndryshme

Me iPhone të ri mund të dërgohet material audio, në dy pajisje të ndryshme

Kur të lansohet iPhone i ri, mund të dërgohet material audio, në dy pajisje të ndryshme, nëpërmjet sistemit Bluetooth.

Blogu japonez Mac Otakara, që ka afërsi të madhe me zinxhirin e prodhimit Apple, raporton se ky është një prej përditësimeve kryesore në telefonin e ri, transmeton Telegrafi.


Për momentin, iPhone mund të lidhet nëpërmjet Bluetooth, me shumë pajisje – orë, kufje, apo veturë – mirëpo, nuk mund të dërgohet audio material, në dy pajisje në të njëjtën kohë.

Nëse janë dy persona që kanë AirPods, mund të dëgjojnë muzikë nga i njëjti iPhone. Me përditësimin e ri, mund të dërgohet sinjale GPS në veturën tjetër, pa pasur nevojë të ndalohet muzika që është lëshuar në kufje.

Sistemi duket shumë i avancuar, megjithëse nuk është i pa dëgjuar. Telefonat Samsung që mbështeten nga Bluetooth 5.0 e kanë të njëjtin sistem, që funksionon të quajtur Dual Audio.

Vetëm se, në këtë raport, nuk tregoseh se cili iPhone do ta ketë këtë mundësi. /Telegrafi/