LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për rrezikim të trafikut publik dhe mbikëqyrje të pandërgjegjshme të trafikut publik

Aktakuzë për rrezikim të trafikut publik dhe mbikëqyrje të pandërgjegjshme të trafikut publik
Policia e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, sot, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve M.A., për shkak të veprës penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’ dhe të pandehurit V.T., për veprën penale ‘’Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin për media thuhet se sipas aktakuzës, më 7 mars 2019, rreth orës 14:05 minuta, në rrugën ‘’Idriz Seferi” në Gjilan, i pandehuri M.A., ka shkaktuar aksident komunikacioni, në atë mënyrë që nga pakujdesia, duke drejtuar automjetin për transport – kamionin, e markës Scania, pronë e “VEV GROUP” Sh.p.k. – Prishtinë, ka humbë kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë e gjendjes paraprake jo të rregullt të sistemit të frenimit si tërësi, nuk ka arritur të frenojë, ku edhe iu është pamundësuar ndërrimi i shpejtësive për shkak të mos funksionimit të friksionit.


“Me këtë rast, i njëjti për të shmangur përplasjen me automjetet që lëviznin para tij, kalon dhe shfrytëzon shiritin e kahjes së kundërt, mirëpo pasi rruga ishte teposhtëze, fillon t’i rritet shpejtësia e lëvizjes dhe me të arritur afër hyrjes së Stacionit të Autobusëve, fillimisht e godet një automjet, i cili ishte duke lëvizur në të njejtin drejtim, ndërsa afër daljes së Stacionit të Autobusëve, e godet mbrapa një automjet tjetër, që lëvizte para tij, të cilin e shtyen deri te vendkalimi për këmbësorë në trotuar, afër furrës “Çoçaj” dhe me këtë rast i godet 3 (tre) këmbësorë, të cilët ishin duke ecur nëpër trotuar, në mesin e tyre edhe i ndjeri Q.Ç. Pastaj ka vazhduar në të njejtin drejtim duke goditur edhe automjete tjera, me ç’rast në fund godet një traktor, i cili ishte kyqur në rreth-rrotullim, duke përfunduar në trotuar, përballë hotelit ‘’Kristal’’. Si pasojë e këtij aksidenti, përvec dëmeve të mëdha materiale, lëndime të lehta trupore kanë pësuar 17 (shtatëmbëdhjetë) persona, lëndime të rënda trupore 4 (katër) persona, ndërsa lëndime të natyrës vdekjeprurëse u shkaktohen të ndjerëve Q.Ç. dhe F.I”, thuhet në njoftim.

Dyshohet se për shkaqe teknike, vozitësi e ka humbur kontrollin ndaj kamionit
Lexo po ashtu Dyshohet se për shkaqe teknike, vozitësi e ka humbur kontrollin ndaj kamionit

Sipas njoftimit, i pandehuri M.A., ka kryer veprën penale, ‘’Rrezikim i trafikut publik’’ nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe 1 të KPRK-së.

“Ndërsa, i pandehuri V.T., si person përgjegjës i kompanisë “VEV GROUP” Sh.p.k. – Prishtinë, ka qenë i vetëdijshëm se pasoja e ndaluar mund të shkaktohet si rezultat i veprimit apo mosveprimit të tij, mirëpo nga neglizhenca për mbikëqyrje të detyruar, ka lejuar vozitësin e tij, tani të pandehurin M.A., që të dalë në qarkullim – rrugë publike regjionale, për të kryer punë për kompaninë, me automjet transportues, i cili ka qenë i paregjistruar dhe teknikisht i parregulluar, me ç’rast si pasojë e këtyre lëshimeve, është shkaktuar aksident trafiku”, thekson komunikata.

Me këto veprime, i pandehuri V.T., ka kryer veprën penale, ‘’Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik’’ nga neni 373 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 3, 2 dhe 1 të KPRK-së.

.

Një i vdekur dhe 23 të lënduar nga aksidenti në Gjilan (Foto/Video)
Lexo po ashtu Një i vdekur dhe 23 të lënduar nga aksidenti në Gjilan (Foto/Video)

Ndryshe më 7 mars të këtij viti në aksidentin që u shkaktua në Gjilan mbetë i vdekur një person dhe 23 të tjerë u lënduan

/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori