LAJMI I FUNDIT:

McGregor shpjegon arsyen pse e dorëzoi meçin ndaj Khabibit në muajin tetor

McGregor shpjegon arsyen pse e dorëzoi meçin ndaj Khabibit në muajin tetor
Momenti kur Khabib Nurmagomedov e detyroi Conor McGregorin të dorëzohet (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Conor McGregor ka dhënë disa detaje në lidhje me vendimin e tij për t’u dorëzuar në duelin shumë milionësh kundër Khabib Nurmagomedovit.

Ylli irlandez i arteve të përziera marciale hyri në tetëkëndësh në tetor të vitit të kaluar në kuadër ‘UFC 229’, në përpjekje që ta kthente titullin në kategorinë e lehtë.

Ai shpresonte që të rikthehej në krye të divizionit, mirëpo gjithçka mori fund në raundin e katërt kur u detyrua ta dorëzonte meçin si pasojë e një kapjeje nga kundërshtari i tij.


Të gjitha lajmet nga Conor McGregor
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Conor McGregor

Pas duelit, McGregor ishte kritikuar për dorëzimin, pasi shumëkush kishte menduar se duhej ta lejonte Nurmagomedovin që ta vinte në gjumë, edhe pse Khabib e kishte kapur në nofull dhe jo në arterien karotide.

Megjithatë, Conor nuk ndihet i turpëruar që u dorëzua dhe beson se mori vendimin e duhur për ta vazhduar karrierën, por ka pranuar se ishte ndikuar nga vdekja e Joao Carvalhos në prill të vitit 2016.

“E kam parë një njeri duke vdekur në këtë sport. Ndodhesha aty jashtë. Isha në këndin e një njeriu (Charlie Ward) që e vrau një njeri. Në tokën irlandeze. Vdekja e vetme në histori të arteve të përziera marciale në Irlandë. Ishte kudo”.

“Është një sport i pamëshirshëm dhe duhet të jesh i gatshëm (për të vdekur aty). Sepse mund të futesh brenda dhe kur del jashtë, je një person tjetër”, ka thënë McGregor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori