LAJMI I FUNDIT:

Remenski pas shkarkimit: Veprimtaria ime politike nuk përfundon këtu (Foto)

Remenski pas shkarkimit: Veprimtaria ime politike nuk përfundon këtu (Foto)

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) me në krye me kryetarin Zoran Zaev kanë bërë ndryshimeve drastike në kryesinë dhe në anëtarësinë e ngushtë të partisë, duke ndryshuar kryetarët e degëve dhe nënkryetarët e partisë së bashku me sekretarin Aleksandar Kiracovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nënkryetarët e ndryshuar janë Petre Shilegov, Frosina Tashevska-Remenski, Damjan Mançevski, Oliver Spasovski, Muhamed Zekiri dhe Bllagoj Boçvarski.


Frosina Remenski ka komentuar e para për heqjen nga pozita e nënkryetares në LSDM duke thënë se ajo do të vazhdojë luftën për drejtësi në parti dhe në politikë.

Zaev thotë se në qeveri do të ndryshohen më shumë se tre ministra për shkak të rezultateve të dobëta dhe arrogancës nga zyrtarët (Video)
Lexo po ashtu Zaev thotë se në qeveri do të ndryshohen më shumë se tre ministra për shkak të rezultateve të dobëta dhe arrogancës nga zyrtarët (Video)

“Beteja ime për liri, drejtësi dhe përgjegjësi nuk ka filluar nga pozitat politike dhe partiake, e as që do të mbarojë pa ta. Njeriu lind dhe vdes duke luftuar për më mirë. Vjen koha e thënies sime, “përgjegjësi duhet të ketë” dhe “asnjëherë mos të përsëritet”. Faleminderoj kryetarin dhe zëvendës kryetaren e LSDM-së, Zoran Zaev dhe Radmilla Shekerinska për besimin” ka shkruar Remenski.

Përndryshe, ky është reagimi i parë i ndonjë prej të liruarve nga detyra e nënkryetarit të LSDM-së. Remenski vazhdon të jetë deputete e LSDM-së. /Telegrafi/