LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Thaçin nuk e njoh si bashkëpunëtor të Vuçiqit – për korrigjimin e kufijve ia kam thënë që e ka gabim

Mustafa: Thaçin nuk e njoh si bashkëpunëtor të Vuçiqit – për korrigjimin e kufijve ia kam thënë që e ka gabim

Kreu i LDK-së Isa Mustafa, ka folur për çështjen Presidentit Thaçi të cilit së fundi i është thënë se po bashkëpunon me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një shkrimi në Facebook, Mustafa ka thënë se do të fitonte ndonjë duartrokitje nëse do ta cilësonte presidentin Thaçi si bashkëpunëtor të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Do të fitoja, ndoshta, ndonjë aplauzë nga një numër i njerëzve në Kosovë nëse Presidentin Thaçi e cilësoj si bashkëpunëtor të Vuçiqit dhe si njeri që po e shet Kosovën. Unë nuk e kam njohur si të tillë, prandaj nuk mund ti them, veç se e do pazari. Nuk jemi në Pazar të plaçkave, por në një moment shumë delikat që po kalon vendi ynë. Kështu që cilësimet nuk janë çështje personale, por ato u adresohen institucioneve që përfaqësojnë individët”, ka thënë Mustafa.


Mustafa kundër Thaçit: Sali Berisha ishte dhe do mbetet monument i Pavarësisë së Kosovës
Lexo po ashtu Mustafa kundër Thaçit: Sali Berisha ishte dhe do mbetet monument i Pavarësisë së Kosovës

Ndërsa për korrigjimin e kufijve, ka thënë se, Thaçi është duke vepruar në mënyrë të gabuar.

“Presidentit Thaçi ia kam thënë edhe personalisht dhe e ka thënë gati tërë Kosova, publikisht, se diskursi i tij politik për korrigjim të kufijve është i shumë i gabueshëm dhe i papranueshëm. Ai duhet të korrigjohet. Nëse jo do ta ketë veten në qafë, jo të tjerët”, ka shkruar në fund Mustafa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE

Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE

Lajme
Kalo në kategori