LAJMI I FUNDIT:

Mustafa kundër Thaçit: Sali Berisha ishte dhe do mbetet monument i Pavarësisë së Kosovës

Mustafa kundër Thaçit: Sali Berisha ishte dhe do mbetet monument i Pavarësisë së Kosovës

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka komentuar sulmet virtuale të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Përmes një shkrimi në Facebook, Mustafa ka thënë se, veprimet e tilla nuk nxjerrin një të vërtetë duke i quajtur të dëmshme dhe të panevojshme.

“Duhet të mendohesh mirë e ti thuash ish Presidentit të Shqipërisë dhe ish Kryeministrit, Sali Berisha se ishte bashkëpunëtor i Serbisë dhe i Millosheviçit. Askush nuk të beson dhe në këtë askush merr pjesë edhe  vet Presidenti Thaçi. Nuk është me rëndësi të gjurmojmë se kur dhe çfarë kanë thënë njëri për tjetrin, dhe si e kanë ngritur shoqishoqin në piedestal, por edhe ne të tjerët e njohim edhe Sali Berishën edhe Hashim Thaçin” ka thënë Mustafa.

Thaçi për Sali Berishën: Ndiej keqardhje për të sa herë e hap gojën
Lexo po ashtu Thaçi për Sali Berishën: Ndiej keqardhje për të sa herë e hap gojën

Mustafa i ka dalë në krah Berishës, duke thënë se ka bërë gjithçka për të përkrahur Kosovën.

“Sali Berisha, si President dhe Kryeministër i Shqipërisë ka bërë të mundurën e të pamundurën për ta ndihmuar dhe përkrahur Kosovën. Në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, sa isha ministër i Qeverisë Bukoshi, në ekzil, për Kosovën ka qenë e hapur çdo derë e Qeverisë dhe Presidencës shqiptare me Sali Berishën; ka qenë në dispozicion tonin e tërë diplomacia shqiptare, ministër, ambasadë e ambasador. Kjo ka vazhduar edhe pas luftës. Prandaj Sali Berisha ka qenë, është dhe mbetet një monument i pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar kreu i LDK-së.

Ish kryeministri, ka folur edhe për kufijtë.

Ka theksuar se nuk e konsideron Thaçin bashkëpunëtor të Vuçiqit, por është shprehur se diskursi i Thaçit për korrigjim të kufijve është i gabueshëm dhe i papranueshëm.

Sali Berisha: Hashim Thaçi u arrestua në Tiranë për Ali Ukën, cimerin e tij që u gjend i vrarë në dhomë
Lexo po ashtu Sali Berisha: Hashim Thaçi u arrestua në Tiranë për Ali Ukën, cimerin e tij që u gjend i vrarë në dhomë

“Do të fitoja, ndoshta, ndonjë aplauzë nga një numër i njerëzve në Kosovë nëse Presidentin Thaçi e cilësoj si bashkëpunëtor të Vuçiqit dhe si njeri që po e shet Kosovën. Unë nuk e kam njohur si të tillë, prandaj nuk mund ti them, veç se e do pazari. Nuk jemi në Pazar të plaçkave, por në një moment shumë delikat që po kalon vendi ynë. Kështu që cilësimet nuk janë çështje personale, por ato u adresohen institucioneve që përfaqësojnë individët. Presidentit Thaçi ia kam thënë edhe personalisht dhe e ka thënë gati tërë Kosova, publikisht, se diskursi i tij politik për korrigjim të kufijve është i shumë i gabueshëm dhe i papranueshëm. Ai duhet të korrigjohet. Nëse jo do ta ketë veten në qafë, jo të tjerët”.

Thaçi: Berisha është argat i Millosheviqit
Lexo po ashtu Thaçi: Berisha është argat i Millosheviqit

Prandaj kot shahemi e ofendohemi, sepse një zgjidhje e tillë nuk kalon, ajo është e papranueshme. Dhe kjo duhet të na mjaftojë. Kosova dhe Shqipëria duhet të respektohen në mënyrë të ndërsjellë. Sa u përket punëve tona, ne i dimë ato më mirë sesa Shqipëria; dhe Shqipëria i di punët e veta më mirë sesa Kosova. Por ne kemi nevojë të ndihmojmë njëri tjetrin dhe të bashkëpunojmë mbi baza të barabarta dhe të respektit reciprok. Jemi mjaftë të pjekur për të evituar cilësimet degraduese deri edhe me emra kafshësh”, ka shkruar në fund Mustafa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori