LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Berisha është argat i Millosheviqit

Thaçi: Berisha është argat i Millosheviqit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është treguar shumë i ashpër në “Open” ndaj ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duke pohuar se Berisha është argat i Sllobodan Millosheviqit.

“Berisha është argat i Sllobodan Millosheviqit prej 3 dekadash, bën përçarësin e politikës shqiptare, përqafon idetë antikombëtare dhe pengon të ardhmen zhvillimore të Shqipërisë”, theksoi Thaçi.

“Saliu ka qenë gjithmonë që Kosova të jetë autonomi kulturore nën Serbinë. Ai ka pasur vullnetin dhe ka treguar angazhim që Kosova të mbetet nën Serbi”, shtoi Thaçi, duke akuzuar se “Sali Ramë Berisha ka furnizuar Millosheviqin me kallashnikovë që të vazhdonte gjenocidin në Kosovë”, transmeton tch.

Presidenti Thaçi ka pasur një debat të fortë me Enton Abilekajn në lidhje me bashkangjitjen e Preshevës me Kosovën.

Thaçi ka deklaruar se nëse Kosovës i bashkohen tri komunat shqiptare në Serbi nuk është asgjë e keqe, por është kthimi i padrejtësisë historike.

Ndërkaq, Enton Abilekaj ka deklaruar se kjo ide mund të nxisë qëndrime të ngjashme edhe nga Serbia dhe e ka quajtur këtë një ide shoviniste.

Kurse Thaçi i është përgjigjur se nuk është ide shoviniste, por është kthim i padrejtësisë historike. Ai deklaroi se e konsideronte veten një President nacionalist që nuk kërkon të marrë territore të tjera, por të mbrojë territoret e Kosovës.