LAJMI I FUNDIT:

Katër lule helmuese të cilat vrasin me një fletë: Të bukura, por jashtëzakonisht vdekjeprurëse!

Katër lule helmuese të cilat vrasin me një fletë: Të bukura, por jashtëzakonisht vdekjeprurëse!

Edhe pse janë shumë të bukura, disa bimë janë aq toksike sa që mund të helmojnë njeriun me vetëm një fletë

Kjo është lista e bimëve zbukuruese më toksike, të cilat gjenden pothuajse në çdo kopsht:


1. Narcisi

Të gjitha pjesët e lules së bardhë shumë të bukur me kurorë të verdhë brenda janë toksike, aq më parë qepujka e cila ngjason me kokën e qepës.

Përtypja e qepujkës së narcisit mund të shkaktojë të vjella, ngërçe në stomak, por edhe konvulsion dhe aritmi zemre. Aroma e tij në hapësira të mbyllura mund të shkaktojë dhembje koke dhe krupë, transmeton Telegrafi.

2. Xhërrokulli ose kaçeja

Shafrani vjeshtor përmban bashkime të cilat janë shumë toksike. Është jashtëzakonisht toksike nëse hahet, i merret erë apo absorbohet në çfarëdo mënyre.

Simptomat janë të ngjashme me helmimin me arsen, ekspozimi akut ndihet nga dy deri në 24 orë dhe përfshin temperaturën, vjelljen, diarrenë, dhembjen në abdomen dhe dështim të shumëfishtë të organeve (nëse nuk mjekohet me kohë).

3. Luletokëza

Kjo lule e gjatë me një sërë zilesh të vogla ngjyrash të ndryshme është shumë dekorative në çdo kopsht.

Digitalis purpurea përmban glikozid, digjitoksinë e cila ndikon në zemër. Nëse hahet, shkakton puls të ulët, krupë, të vjella dhe aritmi zemre të cilat çojnë deri në sulm në zemër.

4. Lule Shën Gjergji

Lulet bardha të vogla me aromë athët mund të jetë jashtëzakonisht toksike dhe fatale. Kjo lule është jashtëzakonisht toksike.

Deri tani janë identifikuar 38 substanca të ndryshme në këtë lule dhe ngrënia e vetëm një sasie të vogël mund të shkaktojë dhembje në stomak, ulje të numrit të rrahjeve të zemrës, skuqje të lëkurës dhe shikim të mjegulluar. Posaçërisht është toksike për fëmijë të vegjël. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Rregullimi i shtëpisë
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Stil
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha

Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha

Bëje vet
Kalo në kategori