LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Për drejtësi duhet një Eliot Ness që i fut në burg Al Capone-t kosovarë

Kurti: Për drejtësi duhet një Eliot Ness që i fut në burg Al Capone-t kosovarë

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka kritikuar qeverisjen aktuale, ai ka thënë se regjimi i PANhajnisë e ka thyer në mes “sundimin e ligjit”, kështu  duke mbajtur sundimin për vete dhe ligjin për popullin. 

Ai ka shtuar se, nga veprat penale të trajtuara nëpër Gjykatat e Kosovës, vetëm 1% janë raste të korrupsionit dhe asnjë prej tyre nuk është rast i profilit të lartë. Sipas tij, vendi ynë bëhet i pahetueshëm kurse shteti i paqëndrueshëm, transmeton Telegrafi.

Tutje Kurti ka theksuar se për të pasur drejtësi duhet një Eliot Ness  që i fut në burg Al Capone-t kosovarë.


Dhe se për zhvillim duhet qeverisje e re që sjell investime dhe punësim me ndërmarrje që rriten.  Sipas Kurtit, për të pasur demokraci duhet të largohet klika e  fajdexhinjve.

Në fund, kryetari i VV-së porosit ish të burgosurit politikë dhe ish luftëtarët çlirimtarë që ta shpëtojnë vetveten nga (ish) shokët e tyre në PAN, dhe se bashkë Kosova shpëtohet më lehtë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes

Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes

Politikë
Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow

Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow

Lajme
“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane

“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane

Lajme

"Nëse ke diçka, qite", Çitaku fton Kusari-Lilën që t’i publikojë dëshmitë nëse dikush ka shkuar në vilën e Radoiçiqit

Lajme
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qendra Protokollare e “drogës” në Gërmi

Qendra Protokollare e “drogës” në Gërmi

Lajme
Kalo në kategori