Shpëtimi i makinës sedan, bëhet për shkak se të rinjët janë shumë të intersuar për të
Të gjithë janë befasuar, kur Nissan e lansoi një Altima tërësisht të ri, ndërsa modelin Rogue 2017, që më 2016 ishte vetura më e shitur nga kjo kompani, u lansu vetëm me disa ndryshime të lehta, transmeton Telegrafi. Habia më e madhe, ishte se pse fokusi të jetë te një veturë që shitet ngadalë, ndërsa jo te modeli që është shumë i kërkuar në treg.
Kjo për faktin, se Nissan ende beson në makinat sedan, ndërsa të rinjtë që janë potenciali blerës, e duan shumë këtë veturë. Studimet që ka bërë Nissan, tregojnë se të ashtuquajturit milenialë, e kanë shënjestër një sedan, teksa niveli i kërkesës për këtë makinë, është edhe më i madh te ata që janë më të vjetër.
Studimi tregon se 78 për qind e shoferëve, që nuk posedojnë një sedan, do donin ta blninin një të tillë. Mbi 85 për qind e anëtarëve të gjeneratës X, që janë nga 35 deri në 50-vjeçarë, do donin ta kenë një sedan, teksa të rinjtë nga 18 deri në 25-vjeçarë, do donin ndalimin e përhapjes së makinave crossover në treg.
“Jemi duke parë mundësi të mirë në sedan, andaj po angazhohemi që të lansojm këto makina si tërësisht të reja apo të freskuara. Po bëjmë përpjekje ta shpëtojmë makinën sedan, do të jetë i kërkuar në treg” ka thënë Rob Warren, drejtor i marketingut në Nissan. Lansimi i Versa të ri dhe Maxima të freskuar, krahas Altima tërësisht të ri, tregon se Nissan është shumë i interesuar për ta shpëtuar këtë model. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo, edhe kjo është Škoda
Aplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave
Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool
Prodhimi industrial u rrit, shitjet u ulën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur