LAJMI I FUNDIT:

Honda u fut në asfaltin e sapo shtruar

Honda u fut në asfaltin e sapo shtruar

Disa kanë pritur për asfalt të ri për vite, madje edhe dekada. Dhe kur të vijë nuk mund të presin shumë ‘ta shijojnë’ atë.

Një video e postuar në Reddit tregon vetëm një rrugë të asfaltuar. Dhe ndërsa asfalti nuk ishte ftohur akoma, një shofer i një Honda të vogël vendosi të voziste në atë rrugë.


Shoferi i paduruar i Honda Jazz ndoshta mendoi se asfalti ishte mjaft i freskët, por ai e kishte gabim. Nuk dihet pse ai vazhdoi të voziste dhe bëri shumë më tepër dëme.

Nuk dihet se ku ka ndodhur ngjarja, por ajo tashmë është bërë virale në internet. /Telegrafi/