LAJMI I FUNDIT:

Një Ford Escort RS Cosworth klasik shitet për një shumë të mahnitshme në ankand – pas ‘luftës së ashpër’ të ofertave

Një Ford Escort RS Cosworth klasik shitet për një shumë të mahnitshme në ankand – pas ‘luftës së ashpër’ të ofertave

Një shtëpi ankandi online ka arsye për të festuar pasi një Ford Escort i viteve ’90 u shit për një shumë të mahnitshme.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Escort RS Cosworth është “rrëmbyer” për 70,000 £ (rreth 81,000 euro), që është trefishi mahnitës i çmimit të tij origjinal – si i ri.


Shtëpia e ankandeve në internet, Collecting Cars, trajtoi luftën e ofertave, përpara se pronari i ri me fat të fitonte veturën e mahnitshme.

Modeli ikonë RS thuhet se ka përshkuar vetëm 24,861 milje (rreth 40 mijë kilometra), me pronarin e mëparshëm që e kishte në pronësi atë për 22 vitet e fundit.

I lindur nga aspiratat e Fordit për gara, RS me katër rrota ka një fuqi prej 227 kuaj fuqi dhe mund të përshpejtojë nga 0-62 mph në rreth gjashtë sekonda. /Telegrafi/