LAJMI I FUNDIT:

Gjuriq paralajmëron kundërmasa ndaj Kosovës

Gjuriq paralajmëron kundërmasa ndaj Kosovës

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se vendosja e masave të mundshme kundër masave të Prishtinës do të diskutohet seriozisht.

Ai ka thënë se të gjitha lëvizjet e Presidentit të Republikës dhe Qeverisë së Serbisë do të merren duke dëgjuar qëndrimin e serbëve nga Kosova.


“Do të gjejmë një pikëpamje që është më e mira për ne, duke pasur parasysh se jemi pak më shumë se një muaj para samitit në Paris. Vendimi çfarëdo qoftë, do të jetë racional”, ka thënë Gjuriq për mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se nesër do të jetë takimi i parë i Zyrës së Presidentit të Republikës së Serbisë me serbët e Kosovës, pas fitores së Listës Serbe në zgjedhjet lokale në katër komunat në veri të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori