LAJMI I FUNDIT:

Publikohet audio incizimi i fundit i Salas para se të aksidentohet për vdekje: Po më shesin me zor, nuk e dua transferimin te Cardiffi

Publikohet audio incizimi i fundit i Salas para se të aksidentohet për vdekje: Po më shesin me zor, nuk e dua transferimin te Cardiffi

Gazeta më e madhe sportive franceze, L’Equipe ka publikuar një audio incizim të lojtarit të ndjerë Emiliano Salas.

Ky i fundit ndërroi jetë muaj më parë pas një aksidenti tragjik, ku aeroplani që po e dërgonte drejt qytetit të Cardiffit, humbi nga radari i kontrollit ajror dhe më vonë u gjet i rrëzuar.


Në videon që po qarkullon në Internet, argjentinasi dëgjohet duke mos zgjedhur fjalët për presidentin e Nantesit, Waldemar të cilin e akuzonte se e transferoj te klubi anglez edhe pse ai ishte kundër kalimit te Cariff Cityt.

Historia e fundit zbulon detaje shumë të shëmtuara që lidhen me transferimin e Salah te ish-klubi i Ligës Premier.

“Mbrëmë më thirri Meissa dhe më tha se Franck Kita (birit presidentit të Nantesit) më informoi për vendimin se do të më shesin te Cardiff, i cili ka bërë një ofertë të mirë në drejtim të Nantesit. Pra, ata patjetër duan të shkoj unë. E vërteta është se oferta është e mirë, por unë nuk jam i interesuar që të transferohem te Cardiffi, kur është fjala për kriteret sportive. Por, ata duan që unë të shkoj pamarparasysh konsekuencat dhe do të bëjnë çdo gjë të më dëbojnë nga Nantesi.

Unë nuk kam frikë nga sfidat që një klub po kalon në një periudhë të mbijetesës. Në të kundërtën, në fund të fundit, unë po luftoj që nga fillimi i karrierës sime. Por, mendoj se Meissa mund të gjejë diçka më të mirë para përfundimit të periudhës kalimtare.

Meissa i tha “jo” Cardiffit, madje, ai nuk dëshiron që unë të shkoj atje. Pajtohet që lëvizja drejt atij klubit nuk është një lëvizje e mirë nga pikëpamja sportive. Nuk dua të shkoj atje. Është e vërtetë se është e vështirë që të gjej një klub që do të ishte interesante dhe financiarisht mirë, por në Cardiff nuk dua të shkoj. Por, unë nuk dua të flas për këtë me Waldemar Kittin, sepse ata nuk duan të xhindosem dhe të diskutoj.

Ai thjesht dëshiron të më shesë në Cardiff, sepse arriti të aranzhojë super-kompensim dhe të ardhura. Ai nuk më kërkoi mendimin tim dhe vetëm kujdeset për para.

Tani situata është kështu. Një rrëmujë e plotë. Unë nuk e di se çfarë të bëj sepse, siç ju thashë, unë jam ai që duhet të shikojë fytyrën e këtij djaloshi të keq çdo ditë. Por askush nuk më shikon. Është e vështirë për mua, është shumë e vështirë sepse e shoh se askush nuk është në pozitën time”, dëgjohet duke thënë Sala.

Publikohen imazhe dhe detaje të reja rreth rrëzimit të aeroplanit të Sala, hetuesit kanë dyshime te licenca e pilotit
Lexo po ashtu Publikohen imazhe dhe detaje të reja rreth rrëzimit të aeroplanit të Sala, hetuesit kanë dyshime te licenca e pilotit

Ndryshe, Cardiffi nuk pranon që të paguajë 18 milionë euro për transferimin e lojtarit dhe ky proces është duke u analizuar nga UEFA pas ankesës së Nantesit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori