LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë evropiane shkelin rregulloret e sigurisë në prodhim

Kompanitë evropiane shkelin rregulloret e sigurisë në prodhim

Kompanitë që prodhojnë ushqime, ilaçe, kozmetikë dhe produkte plastike në të gjithë Evropën po shkelin rregulloret e BE-së, duke mos kryer kontrollet e rëndësishme të sigurisë me përdorimin e miliona tonëve kimikate në prodhim.

Sipas një analize të fundit, kjo vazhdon prej vitesh, ndërkohë që është zbuluar falë dosjeve të qeverisë gjermane që ka siguruar një grup ambientalist.

Kimikatet në fjalë janë të njohur ose të dyshuar se janë të dëmshëm për foshnjat e palindura, ose kancerogjenë, por edhe një kërcënim për ambientin, me shumë prej tyre që kanë pasoja te jeta nënujore.


12 nga 121 milionë tonët e 41 kimikateve të ndryshme, për të cilat flitet, përdoren në Evropë çdo vit. Ato mund të gjenden në produktet për konsumatorët dhe ato industrialë, përfshirë ilaçet, produktet me të cilat kanë kontakt ushqimet dhe lodrat, shkruan TCH.

Mes këtyre kimikateve është “Dibutil phthalate”, që përdoret në pajisje, lodra, materiale ndërtimi, perde, këpucë, lëkurë, letër, etj.; “acidi i metilit”, që përdoret në produkte si adezivë, kozmetikë dhe ato të kujdesit personal; “trikloroetileni”, kryesisht i përdorur në produkte industrialë që mund të shkaktojë kancer, etj..

Mes emrave që përdorin këto produkte të dëmshme janë edhe kompani të mëdha si “Bayer”, “ExxonMobil”, “BP”, “Michelin”, “L’Oréal”, “Merck”, etj..

Një seri dokumentesh implikojnë në këtë shkelje të normave evropiane 654 kompani, pjesa më e madhe e tyre në Gjermani, por edhe në Britani, Holandë, Francë, Itali, Spanjë dhe Belgjikë. Të vetmet vende të bllokut të përjashtuara nga ky skandal janë Malta dhe Letonia. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria spanjolle miraton vendimin për shkurtimin e orëve të punës

Qeveria spanjolle miraton vendimin për shkurtimin e orëve të punës

Botë
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?

Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?

Ekonomi
“Pakoja juaj i nënshtrohet tarifave doganore...” - Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve përmes SMS-ve

“Pakoja juaj i nënshtrohet tarifave doganore...” - Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve përmes SMS-ve

Ekonomi
Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”

Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”

Ekonomi
Kishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?

Kishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?

Ekonomi
E dërguan në Kushtetuese, Murati: PDK dhe LDK nuk e kuptojnë rëndësinë e Fondit Sovran

E dërguan në Kushtetuese, Murati: PDK dhe LDK nuk e kuptojnë rëndësinë e Fondit Sovran

Ekonomi
Kalo në kategori