Banorët e disa fshatrave të Kaçanikut kanë protestuar në shenjë pakënaqësie, për dëmet e shkaktuara infrastrukturore gjatë punimeve të Autostradës “Arbën Xhaferi”, nga kompania ndërtuese.
Gjendja e rrugës e cila lidh dhjetë fshatra të Komunës së Kaçanikut paraqitet e rënduar.
Kjo sipas banorëve protestues, për shkak të dëmeve që janë shkaktuar gjatë ndërtimit të Autostradës “Arbën Xhaferi”.
Ata fajësojnë kompaninë ndërtuese ‘Bechtel- Enka’, që sipas tyre nuk i ka riparuar dëmet e shkaktuara gjatë punimeve.
Banorët e këtyre fshatrave thonë se kompania u ka premtuar se do rregullohet rruga, pas përfundimit të punimeve, por se një gjë e tillë ende nuk është realizuar.
“Banorët e kësaj ane prej dy vitesh po përjetojnë një pasiguri të madhe për shkak të ndërtimit të kësaj rruge. Neve na është premtuar se në fund kjo rrugë do të rregullohet sipas standardeve që kërkohen”, shprehet për RTV Dukagjinin, banori Kemajl Murseli, përcjell Telegrafi.
“Sot kemi dalë për të shprehur revoltën si qytetarë dhe të kërkojmë të drejtën tonë pasi vërtet është shkatërruar kjo rrugë dhe ne po kërkojmë kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme e jo diçka tjetër”, shprehet qytetari tjetër Bekim Kogja.
Kjo gjendje e rrugës u ka shkaktuar humbje edhe bizneseve të kësaj ane. Përfaqësuesit e tyre në shenjë pakënaqësie e kanë nisur një peticion në adresë të Ministrisë së Infrastrukturës, për të ndërmarrë masa.
Kërkesat e banorë u përkrahën edhe nga zyrtarët komunal.
“Në bazë të marrëveshjes që Ministri ka me kontraktorin, të gjitha rrugët që do të dëmtohen duhet të kthehen në gjendjen e mëparshme. Rruga është jashtëzakonisht e dëmtuar dhe rrezikon jetën e dhjetëra mijërave banorëve të mbi dhjet fshatrave”, tha Ylber Bajra – nënkryetar i Komunës së Kaçanikut.
Banorët marshuan edhe te baza e kompanisë “Bechtel- Enka”, por se ata mbeten pa marrë ndonjë përgjigje pasi nuk u priten nga askush.
Më këtë rast u shprehen se nëse deri të dielën nuk marrin ndonjë përgjigje nga kompania dhe mistria e infrastrukturës, ata do ta bllokojnë rrugën për të pamundësuar qarkullimin e veturave.
Përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës për RTV Dukagjini thanë se demet e shkaktuara do të sanohen nga kompania kontraktuese, pasi kjo është e rregulluar me kontratë./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët