Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha sot se derisa mbi 50 për qind e popullsisë së Kosovës përbëhet nga femrat, vetëm 10 për qind e bizneseve në Kosovë janë pronësi të tyre.
Këto komente, Apostolova i bëri me rastin e publikimit të raportit “Kuota gjinore në bordet e korporatave në Kosovë”, me ç’rast i ftoi gratë që të marrin pushtetin që iu takon, përfshirë edhe fushën e ndërmarrësisë.
Sipas saj, në çdo shoqëri duhet t’iu kushtohet rëndësi të gjithë mekanizmave që mund të zbusin hendekun e pabarazisë mes burrave dhe grave.
“Vetëm 10 për qind e bizneseve në Kosovë janë në pronësi të femrave. Zyra e BE-së në Kosovë çdo ditë mbështet zbutjen e hendekut të pabarazisë mes femrave dhe meshkujve në fushën e ndërmarrësisë. Projekti ERAC, i nxjerrë nga BE-ja, është tema e prezantimit të sotëm. Kuotat nuk janë çdo gjë, mirëpo mirë bëjnë. Kuotat kanë bërë përmirësim në përfaqësimin e femrave kudo që janë përfaqësuar. Femrat përfaqësojnë më shumë se 50 për qind të popullsisë të Kosovës dhe mu për këtë, ato duhet të marrin pushtetin që iu takon, edhe në fushën e ekonomisë”, tha ajo.
Drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli, tha se nga 84 zëvendësministrat në Kosovë, 80 janë burra dhe vetëm 4 janë gra.
“Kjo është me të vërtetë shumë shqetësuese. I vetmi vend ku kuotat kanë dhënë rezultat është Parlamenti i Kosovës. Gratë deputete janë aktive dhe marrin edhe iniciativa për fusha të ndryshme. Besojmë fuqishëm se për t’u rritur vendimmarrja e grave ka vetëm dy mënyra: përfaqësimi i grave në politikë dhe përfaqësimi i grave në borde të korporatave dhe institucione”, tha Demolli.
Ndërsa, Carlos Abaitua nga Zyra e BE-së në Kosovë, foli për projektin e ERAC.
“Projekti ERAC është arritur në vitin 2013. Është një program që ka të bëjë ne fuqizimin e shoqërisë civile në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Granti është nënshkruar në vitin 2015 dhe ky është vitit i fundit i realizimit të tij, ndërsa ka kushtuar 1 milion e 100 mijë, 90 përqind është financuar nga BE-ja dhe 20 përqind nga ERAC”, tha ai.
E Jeta Bakija nga ERAC u shpreh se pjesë e projektit ka qenë edhe ngritja e kapaciteteve të asistentëve ligjor.
“Deri më tani kemi ngritur raste që kanë prekur rreth 300 mijë persona në Kosovë. Deri tani kemi 80 raste të zgjidhura. Disa nga sfidat kanë qenë mungesa e përfaqësimit joshumicë në zyrat komunale, braktisja e shkollimit sidomos nga fëmijët e komunitetit jo shumicë. Mungesa e zbatimit të ligjit për gjuhën ka qenë një nga fokuset tona. Ne kemi për qëllim publikimin e 24 raporteve, ky i sotmi është i 14-ti”, tha ajo. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova