LAJMI I FUNDIT:

Lippi: Juventusi e ka gjetur tashmë trajnerin e ri, Sarri ose Pochettino  

Lippi: Juventusi e ka gjetur tashmë trajnerin e ri, Sarri ose Pochettino  
Marcello Lippi. (Photo by Koki Nagahama/Getty Images)

Marcello Lippi ka thënë se trajneri i ri i Juventusit vjen nga një klub i përfshirë në finalet evropiane – Maurizio Sarri ose Mauricio Pochettino.

Max Allegri u largua javën e kaluar, pavarësisht se i kishte mbetur edhe një vit në kontratën e tij dhe e fitoi titullin e tetë me radhë të Serie A për Juven.


“Një klub i mirëfilltë si Juventusi, e ka pasuesin e Allegrit, por është një vendim i vështirë për tu publikuar, pasi duhet të mbyllen edhe disa gara”.

“Do të shohim nëse trajneri i ri vjen nga ata që janë të përfshirë në Finalet angleze, atëherë do të kuptojmë arsyen e vonesës së njoftimit”.

Juventusi bën hapa para për Sarrin
Lexo po ashtu Juventusi bën hapa para për Sarrin

“Këtë vit klubet angleze janë më të mirat në Evropë, por këto gjëra shkojnë me cikle”.

“Mendoj se Sarri ka një shans të madh për të fituar Ligën e Evropës, njëjtë ka edhe Pochettino, familja e të cilit është nga Piemonte”.

Sarri me Chelsean e tij luan në finalen e Ligës së Evropës kundër Arsenalit.

Mauricio Pochettino në anën tjetër është në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolin më 1 qershor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kompany ka gjetur tre problemet më të mëdha të Bayern Munich

Kompany ka gjetur tre problemet më të mëdha të Bayern Munich

Bundesliga
Barcelona do të marrë një 'shpëtim financiar' nga sponsori i madh

Barcelona do të marrë një 'shpëtim financiar' nga sponsori i madh

La Liga
Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

La Liga

"Manchester City është ekipi më i mirë në botë, luan futboll më mirë" - Rodrigo flet për finalen dhe mënyrën si erdhën deri aty

Liga e Kampionëve
Ylli i Man City i vetofrohet Barcelonës

Ylli i Man City i vetofrohet Barcelonës

La Liga
Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Ligat tjera
Kalo në kategori