LAJMI I FUNDIT:

Pacolli priti në takim delegecionin e Fondit të Ballkanit Perendimor, diskutuan për ngritjen e kontributeve financiare

Pacolli priti në takim delegecionin e Fondit të Ballkanit Perendimor, diskutuan për ngritjen e kontributeve financiare

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është takuar me delegacionin e Fondit të Ballkanit Perëndimor të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv i Fondit të Vishegradit, Andor F.David.

Sipas njoftimit për media ministri Pacolli ka kërkuar nga përfaqësuesit e Fondit të Ballkanit Perëndimor që të rritin kontributet financiare të Fondit nga vet shtetet anëtare.

Sipas ministri  me këtë do të shtohej edhe më tepër fizibiliteti i Fondit dhe dobia për përfituesit e projekteve nga Shoqëria Civile të këtyre shteteve.


Ndërsa sipas njoftimit delegacioni i Fondit të Ballkanit Perendimor ka përkrahur objektivin kryesor të ministrit Pacolli, që është ngritja e kontributeve financiare nga shtetet anëtare.

Ky takim u mbajt në vazhden e takimeve rajonale të Fondit të Ballkanit Perëndimor, ku delegacioni ditë më parë ka zhvilluar takime në Beograd dhe Podgoricë, kurse do të zhvilloj takime në Shkup, Tiranë dhe Sarajevë.

Pjesë e delegacionit ishin edhe Ambasadori i Hungarisë, Lazlo Markuz, Koordinatori i Mardhënieve Strategjike të Fondit të Vishegradit, Jiri Sykora, di dhe Zëvendës Shefi i Misionit nga Ambasada Hungareze, Bela Bozsik.

Fondi i Ballkanit Perëndimor është një organizatë ndërkombëtare e krijuar nga qeveritë e Palëve Kontraktuese të BP6: Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi.

Objektivi kryesor i Fondit është të nxisë bashkëpunimin midis pjesëtarëve, te fuqizojë marrëdhëniet dhe kohezionin rajonal, si dhe te nxisë e promovojë integrimin në Bashkimin Evropian./Telegrafi/