LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj i ashpër me PDK-në e opozitën: Jeni e njëjta medalje me dy anët

Molliqaj i ashpër me PDK-në e opozitën: Jeni e njëjta medalje me dy anët

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se ajo çfarë ndodhi në seancën e 16 majit për themelimin e Tribunalit Ndërkombëtarë për gjenocidin serb, duhet të ketë përgjegjësi institucionale, politike dhe morale.

Molliqaj ka qenë i ashpër me PDK-në, duke thënë se ata nuk janë duke i bërë favor iniciativës për themelimin e Tribunalit.

“Insistimi i PDK-së me vazhdua sikurse nuk ka ndodhë asgjë e dëmton pikëtish nismën për të cilën po flasim. Flora Brovina duhet të marrë përgjegjësi personale, ose duhet të jetë përgjegjësi e grupit parlamentar që nuk e ka menaxhu mirë deputeten”, ka thënë Molliqaj.


Molliqaj ka shtuar se dhe nëse ideja e PDK-së është mi mbështetë partitë tjera për muri është gabim.

Ai nuk kurseu fjalë edhe për VV-në dhe LDK-në.

“Ju të PDK-së po pretendoni se e vërteta përfundon me juve e ata mendojnë se e vërteta fillon me ta. Qysh pe dojnë këta pushtetin qashtu e keni mbajt ju pushtetin. Memli, fjalimi i Glauk Konjufcës sot është i joti deri dje… jeni e njëjta medalje me dy anët”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj ka shtuar se PDK nuk është duke kontribuua që Kuvendi i Kosovës ta votojë këtë iniciativë.

“Nuk ka kuptim qysh po silleni dhe çka jeni tu bo”, tha Molliqaj.

Deputeti i PSD-së, e komentoi edhe thirrjen e Isa Mustafës për tu dakorduar për rrëzimin e Qeverisë.

“U gëzova që kryetari LDK-së kish marrë vendim që për me rrëzua këtë qeveri duhet me bashkëpunua me partitë opozitare”, tha Molliqaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori