LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Toni Kroos vazhdon kontratën me Real Madridin

Zyrtare: Toni Kroos vazhdon kontratën me Real Madridin
Toni Kroos. (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Mesfushori gjerman, Toni Kroos do të vazhdoj të mbetet pjesë e Real Madridit, edhe për katër sezone të tjerë.

Kroos është pjesë e Real Madridit që nga viti 2014 dhe do të vazhdojë deri në vitin 2023.


Ka qenë pikërisht klubi madrilen që ka njoftuar se zyrtarisht Kroos ka vazhduar kontratën edhe për katër vite të tjera.

Ylli gjerman do të jetë në një konferencë për shtyp nga ora 13:00 për folur rreth vazhdimit të kontratës me 13 herë kampionët e Evropës.

Kroos iu bashkua Realit në verën e vitit 2014 nga Bayern Munich për një shumë prej 25 milionë euro.

Që nga ajo kohë reprezentuesi gjerman ka zhvilluar 233 ndeshje zyrtare me Los Blancos duke shënuar 13 gola e duke asistuar në 59 të tjerë.

Toni Kroo. (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Vazhdimi i kontratës me Real Madrid ka bërë që skuadrat e interesuar për të si Inter, Bayern Munich, PSG e Manchester United të shikojnë tjerë objektiva. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori