LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Shqipëria nga qershori pa tarifa të roamingut

Kosova dhe Shqipëria nga qershori pa tarifa të roamingut

Kosova dhe Shqipëria ditë më parë kanë rënë dakord që procesi i reduktimit të tarifave të fillojë nga data 15 qershor 2019, fillimisht nëpërmjet aplikimit të modelit RLAH+, reduktim i cili do të sjellë efekte pozitive të menjëhershme te qytetarët e të dyja vendeve, pasi do të ketë zvogëlim rreth 90 për qind nga kostoja aktuale e përdorimit të telefonisë në roaming”.

Në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes për heqjen e çmimeve të shërbimeve roaming për rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, të nënshkruar në Pejë më datë 26.11.2018, më datë 11 Maj 2019 në Tiranë u organizua mbledhja e përbashkët e Bordit Drejtues të ARKEP dhe Këshillit Drejtues të AKEP lidhur me procesin e reduktimit të tarifave dhe heqjes së plotë të tyre për shërbimin roaming për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë sipas kësaj marrëveshje.

Gjatë mbledhjes u diskutua për përfitimet që do të kenë qytetarët e të dy vendeve në lidhje me reduktimin dhe heqjen e plotë të tarifave të shërbimet roaming, e cila do të aplikohet sipas principeve të modelit të aplikuar më parë nga vendet e Bashkimit Evropian “Roam Like At Home (RLAH)”.


Në respektim të plotë të marrëveshjes ndër-shtetërore të dy palët u pajtuan që procesi i reduktimit të tarifave të fillojë nga data 15 Qershor 2019 fillimisht nëpërmjet aplikimit të modelit “RLAH+”, reduktim i cili do të sjellë efekte pozitive të menjëhershme tek qytetarët e të dy vendeve (nga kur do të ketë zvogëlim rreth 90% nga kostoja aktuale e përdorimit të telefonisë në roaming), dhe në vijim heqjen e plotë të tarifave roaming për qytetarët e dy vendeve, duke filluar nga 1 korriku 2021.

Kryeshefi i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP), Kreshnik Gashi, tha se janë munduar të arrijnë më të mirën të mundshme.

“Marrëveshja Kosovë-Shqipëri, hap shumë mundësi për vendet e tjera të Ballkanit Perëdimor, edhe nga BE na ka ardhur mesazhi që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor do të trajtohen në pako”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Gashi bëri me se kanë filluar të gjitha përgatitjet me operatorët e telefonisë mobile.

Gashit pret që brenda dy viteve të hiqen tarifat edhe me Bashkimit Evropian. Ai ka folur edhe për angazhimet e ARKEP-it. /RTKLive/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori