LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Fischer: Evropa ta shpërblejë Maqedoninë e Veriut

Zaev-Fischer: Evropa ta shpërblejë Maqedoninë e Veriut

Evropa duhet ta shpërblejë Maqedoninë e Veriut për guximin e saj për t’u ngritur mbi sfidat më të vështira. Këto ishin konkluzionet e takimit që u mbajt sot në Vjenë në mes kryeministri, Zoran Zaev dhe ish-presidenti austriak, Heinz Fischer, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç theksojnë nga shtypi i qeverisë, në takim, kryeministri Zaev e njoftoi ish-presidentin e Republikës së Austrisë, Fisher, lidhur me zhvillimet më të fundit politike në vend, domethënë zbatimin e suksesshme të zgjedhjeve presidenciale, si dhe rrjedhën e reformave në disa fusha kyçe.


Në të njëjtën kohë, në takim u konfirmua mbështetja që Republika së Austrisë që i jep vazhdimisht Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Dhe kjo mbështetje, siç u theksua në takim, nuk do të lihet jashtë derisa Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotë e BE.

“Maqedonia e Veriut është bërë model për një kohë të shkurtër, një shembull se si zgjidhen edhe çështjet më të vështira bilaterale dhe prandaj Evropa duhet ta kthejë dhe të shpërblejë vendin tonë”, tha Kryeministri Zaev në takim me ish-presidentin austriak Heinz Fischer./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori