LAJMI I FUNDIT:

Vitia i VV-së: Ata që kanë një trohë fytyrë nuk duhet të rrinjë në partinë PAN-hajnia

Vitia i VV-së: Ata që kanë një trohë fytyrë nuk duhet të rrinjë në partinë PAN-hajnia

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Qendrës.

Kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinë Arben Vitia, ka folur për rastin e publikimit të fotografisë nga deputetja e PDK Flora Brovina.

“Kur dukej që gjithçka kishte marrë rrugën e duhur, Kosova mori një goditje të rëndë, kësaj here nga PDK. Kjo parti e cila nuk e ka votuar ligjin për gratë e dhunuara u mundua që ta shkatërrojë edhe këtë çështje. Askush që e ka një trohë fytyrë nuk mund të rrijë në partinë e PAN hajnisë. Edhe ambasadat reaguan për të bllokuar disa nga këta persona”, ka thënë ai.


Vitia ka folur edhe për çështjet që lidhen me kryeqytetin.

“Mafia ndërtimore më nuk ka pengesa. Prishtina meriton më shumë parqe dhe hapësira të gjelbra. Qytetarët meritojnë një jetë më të dinjitetshme. Qeverisja aktuale ka dështuar, e kemi një kryetar që e ka pranuar humbjen përballë mafisë së ndërtimit. Ndër sfidat që i kemi është që të angazhojmë gratë dhe vajzat në LVV. Nuk do të ndalemi derisa përfaqësimi të bëhet ashtu sic e meriton, pra gjysma. Prishtinë është qyteti i rinisë dhe ne duhet të bëhemi me ta”, theksoi Vitia./Telegrafi/