LAJMI I FUNDIT:

Ngritën flamurin e Palestinës në finalen e “Eurovision 2019”, priten sanksione ndaj Islandës

Ngritën flamurin e Palestinës në finalen e “Eurovision 2019”, priten sanksione ndaj Islandës

Finalja e “Eurovision 2019” e mbajtur në Tel Aviv të Izraelit ka qenë një mbrëmje shumë emocionuese për miliona shikues.

Mbrëmja që nxori fituese shtetin holandez, me përfaqësues këngëtarin Duncan Laurence, renditi në vend të dytë Italin dhe në të tretin Rusinë, teksa përgjatë mbrëmjes, pati 26 performanca fantastike nga përfaqësuesit e shteteve.

Vëmendje të madhe nga të gjihë mori edhe paraqitja e Islandës, e cila sivjet u përfaqësua nga grupi Hatari me këngën “Hatrið mun sigra”.


Përfaqësuesja e Islandës në “Eurovision 2019” (Foto: Guy Prives/Getty Images/Guliver)

Në momentin kur këtij grupi po i kumtoheshin pikët e marra nga votat e publikut në fund të mbrëmjes, ata ngritën flamurin dhe simbole të ndryshme në mbështetje të Palestinës.

Po shkonte drejt fitores me votat e jurisë, Maqedonia e Veriut përfundon në vendin e tetë nga votimi i publikut
Lexo po ashtu Po shkonte drejt fitores me votat e jurisë, Maqedonia e Veriut përfundon në vendin e tetë nga votimi i publikut

Ky reagim i tyre erdhi për të protestuar kundër, siç është thënë, “okupimit izraelit të territoreve palestineze dhe shkeljen e të drejtave njerëzore të palestinezëve”.

Një gjë të tillë e kanë bërë edhe nga dy kërcimtarë në skenë gjatë performancës së pop-divës, këngëtares Madonna.

Shqipëria e 18-ta në finalen e "Eurovision 2019"
Lexo po ashtu Shqipëria e 18-ta në finalen e "Eurovision 2019"

Teksa po interpretohej kënga “The Future”, dy kërcimtarë kanë shfaqur njëri flamurin e Palestinës dhe tjetri të Izraelit duke ngjallur reagime të shumta në publik.

Madonna gjatë performancës së saj në “Eurovision 2019” (Foto: Michael Campanella/Getty Images/Guliver)

Në fund të konkursit, Unioni i Evropian i Transmetimeve (EBU) lëshoi ​​një deklaratë që dënonte përdorimin e flamurit palestinez gjatë konkursit.

“Eurosong është një ngjarje jopolitike, e cila është në kundërshtim me rregullat e konkurrencës. Pasojat e këtyre veprimeve do të diskutohen nga komiteti ekzekutiv i konkursit”, kanë thënë zyrtarët e EBU-së në një deklaratë për media, teksa kanë paralajmëruar sanksione ndaj Islandës dhe dy kërcimtarëve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Magazina
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Magazina
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet

Magazina

"Kam grua jashtë", kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania?

Magazina
Kalo në kategori