LAJMI I FUNDIT:

Po shkonte drejt fitores me votat e jurisë, Maqedonia e Veriut përfundon në vendin e tetë nga votimi i publikut

Po shkonte drejt fitores me votat e jurisë, Maqedonia e Veriut përfundon në vendin e tetë nga votimi i publikut
Maqedonia e Veriut në "Eurovision 2019" (Foto: Guy Prives/Getty Images/Guliver)

Nata finale e “Eurovision 2019” ka qenë vërtet emocionuese, sidomos te pjesa e votimit.

Fillimisht u prezantuan pikët e jurisë profesionale në lidhje direkte nga secili shtet, e ndërsa më pas të kalkuluara u shpallën edhe votat e teleshikuesve.


Nga ato të jurisë profesionale, Maqedonia e Veriut, e përfaqësuar nga këngëtarja Tamara Todevska me këngën “Proud”, u rendit shumë lartë.

Artistja Tamara Todevska në natën finale të “Eurovision 2019” (Foto: Michael Campanella/Getty Images/Guliver)

Ajo mori në total 237 pikë nga juria profesionale, duke u renditur e dyta, gjersa për një kohë të gjatë ka udhëhequr e para teksa jepeshin pikët tjera nga shtetet pjesëmarrëse.

Mirëpo votat e publikut ishin ato që ndërruan tërësisht lojën, e ndërsa më zhgënjyese këto rezultate u bënë për Maqedoninë e Veriut.

Shqipëria e 18-ta në finalen e "Eurovision 2019"
Lexo po ashtu Shqipëria e 18-ta në finalen e "Eurovision 2019"

Tamara kishte grumbulluar vetëm 58 pikë nga publiku, duke bërë kështu që nga vendi i dytë, të përfundojë në vendin e tetë në renditjen finale të shteteve në “Eurovision 2019”.

Dhe kështu, vendi i parë i takoi Holandës me 492 pikë, i dyti Italisë me 465 pikë dhe i treti Rusisë me 369 pikë.

Ndërkohë, paraqitja e mbrëmshme e këngëtares Todevska, shënon rezultatin më të lartë ndonjëherë në histori që shteti maqedonas ka arritur në këtë festival. /Telegrafi/

Artistja Todevska shënoi rezultatin më të madh të arritur ndonjëherë nga Maqedonia e Veriut në “Eurovision 2019” (Foto: Guy Prives/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
“Romeo dhe Erjola kanë qenë bashkë”, Heidi me paralajmërim: Nëse dalin ato mesazhe, ju dilni gropë

“Romeo dhe Erjola kanë qenë bashkë”, Heidi me paralajmërim: Nëse dalin ato mesazhe, ju dilni gropë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Vëmendjen e mori korseti i ngushtë, por askush nuk i kishte vënë re këpucët pa taka të Kim Kardashian në Met Gala

Vëmendjen e mori korseti i ngushtë, por askush nuk i kishte vënë re këpucët pa taka të Kim Kardashian në Met Gala

Magazina
Aktorja Ana Lika konfirmon lidhjen me ish-banorin e Big Brother VIP Albania

Aktorja Ana Lika konfirmon lidhjen me ish-banorin e Big Brother VIP Albania

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori